Shkodër, shtohet numri i vjedhjeve

Prokuroria Shkodër
Gjatë analizës së punës 1 vjeçare të prokurorisë së Shkodrës, është theksuar se gjatë vitit 2011 ka patur një rritje të numrit të veprave penale të vjedhjes.
Veprat më të shpeshta kanë qenë llojet si vjedhje e thjeshtë, vjedhje e kryer në bashkëpunim, vjedhje me dhunë, vjedhje me armë etj.
Në këtë analizë ka qenë e pranishme dhe Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama e cila më së shumti ka qenë e interesuar për informacione të hollësishme rreth rasteve të marrjes së pafajësisë të të akuzuarve.
Anila Dushi