Debora ndalet, ulen temperaturat
Luljeta Ndoka
Reshjet e diteve te fundit ne te gjithe vendin nuk do te perseriten me ne kete dimer te ftohte. Specialistet e sinoptikes parashikojne qe duke filluar nga dita e sotme do te kete pakesim, e deri ne nderprerje te plote te reshjeve te debores. Megjithate, ulja e temperaturave do te vazhdoje serish, duke i cuar ato ne vlerat me te uleta te viteve te fundit. Nisur nga kjo situate e renduar, specialistet keshillojne kujdes sidomos per moshat ekstreme, si femijet e vegjel dhe te moshuarit. Megjithate, ata nuk lene pa permendur faktin se edhe personat qe u perkasin moshave te tjera te kene kujdes, sepse paqendrueshmeria e motit mund te kete komplikime shendetesore per ta.
Situata
I gjithe vendi yne eshte perfshire javen e pare te vitit te ri 2009 nga nje mot i keq me reshje shiu dhe bore kryesisht ne vendet malore, te shoqeruara dhe me ulje te ndjeshme te temperaturave. Sipas sherbimit metereologjik "Meteoalb", kryesisht ne fundjave, temperaturat e ajrit kane zbritur me 5-6 grade me poshte, si ne mengjes edhe ne mesdite. Ndersa dje paradite, vranesirat dhe reshjet e shiut kane perfshire pjesen me te madhe te vendit, ndersa veriu dhe lindja eshte mbuluar me reshje debore. Ndersa pasditja ka sjelle permiresim te Motit, i cili do te vijoje gjate gjithe nates ku pritet qe qielli te kthjellohet teresisht. Era do te fryje mesatare deri 30 km/h me drejtim veriperendimor, duke krijuar ne det, dallge deri 1.5 m. Me nje parashikim te pergjithshem, pritet qe java qe nisi sot, te jete e kthjellet por shume e ftohte. Temperaturat pritet te bien nen zero grade, ne pjesen me te madhe te vendit. Keshtu, pritet qe te perballemi pothuaj me te njejten situate meteorologjike qe u perballem edhe per krishtlindje, kur temperaturat ishin tejet te uleta, e megjithate moti i thate dhe i kthjellet.
Parashikimi
Sipas specialisteve te hidrometeorologjise, gjate dites se sotme mbi vendin tone do te mbizoteroje mot pergjithesisht i kthjellet, por mjaft i ftohte. Temperaturat minimale ne zonat malore te vendit tone do te zbresin deri ne -11 grade Celsius, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 3 grade Celsius. Ne vendet e uleta, temperaturat minimale do te zbresin deri ne -4 ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 10 grade celsius. Ndersa ne bregdet, temperaturat minimale do te zbresin deri ne -1 ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 11 grade celsius. Keshtu, hidrometeorologet keshillojne qe popullata te marre masa dhe te mbrohet nga ky i ftohte, pothuaj i pazakonte. Kjo vlen kryesisht per moshat ekstreme, si femijet dhe te moshuarit per te dyja kategorite, keto temperatura ndikojne ne uljen e imunitetit dhe perballjen me shqetesime te ndryshme.
Sot:
Ne vendet malore: -11 / - 10 Grade Celsius
Ne vendet e uleta: -4 / 6 Grade Celsius
Ne bregdet: -1 / 9 Grade Celsius
Shpejtesia e eres: 18km/ore
Neser:
Ne vendet malore: - 10 / 0 Grade Celsius
Ne vendet e uleta: -4 / 8 Grade Celsius
Ne bregdet: -1 / 9 Grade Celsius
Shpejtesia e eres: 28km/ore
Reshjet dje
Puke 35cm
Peshkopi 50cm
Bulqize 40cm
Burrel 30cm
Pogradec 20cm
Korce 25cm
Kukes 48 cm
Koplik 17cm
Shkoder 5cm
Cerrik 40 cm