E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehej ne Greqi, vdes ne aksident emigranti

Gjirokaster- Nje emigrant nga rrethi i Fierit ka humbur jeten ne nje aksident automobilistik, ndersa kthehej pas perfundimit te festave ne vendin e punes ne Greqi. Aksidenti i rende ka ndodhur pasditen e se dieles, ne vendin e quajtur Kthesa e Picarit, ne rrugen kombetare Tepelene-Gjirokaster. Burime zyrtare thane se Naim Sufka, 27 vjec, nga rrethi i Fierit, ndersa udhetonte me mjetin e tij tip "BMW", me targa greke YOH 6971, ne drejtim te Kakavijes, eshte perplasur me automjetin tip "Audi", me targa VL 5130 B, me drejtues Petrit Hodajn, 50-vjec, nga Vlora. "Si pasoje e ketij aksidenti ka humbur jeten 27-vjecari Sufka si dhe jane plagosur lehte dhe jashte rrezikut per jeten shoferi i mjetit tjeter 50-vjecari Hodaj si dhe vajza e tij E. Hodaj, e cila udhetonte si pasagjere ne automjet", thane burime zyrtare. Nje grup hetimor mberriti ne vendngjarje dhe mori ne pyetje deshmitaret. Sipas burimeve policore 27-vjecari Sufka prej disa vitesh jetonte si emigrant ne Greqi, nderkohe qe kishte ardhur per te kaluar festat e fundvitit prane familjes se tij ne Fier. Grupi hetimor i ngritur per kete ngjarje po punon per zbardhjen e plote te shkaqeve te ketij aksidenti automobilistik, i pari per vitin 2009 ne qarkun e Gjirokastres. Dyshohet se shkak per pasojat tragjike eshte bere moti i keq dhe nje pakujdesi ne drejtimin e mjetit. Megjithe ndihmen e dhene, mesohet se i riu ka humbur jeten pas plageve te renda qe ka marre. Dy te plagosurit, babe e bije gjenden ne spital nen kujdesin e mjekeve. Policia e Shtetit ka nxjerre ne patrullim ne akset problematike efektive, por duket se mbulimi i te gjitha akseve eshte bere i veshtire per shkak te situates.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›