Djeg dyqanin e gruas pse nuk i dha leke
BERAT- I ve flaken dyqanit te ish-bashkeshortes pse nuk i jepte leke, por arrestohet pas denoncimit. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen "30 Vjetori" te Beratit. Policia arrestoi te dyshuarin Muhamet Pipa, 48-vjec, ndersa kallezimi eshte bere nga pronarja e dyqanit Faike K. Gruaja qe tregtonte konfeksione ne dyqan konstatoi renien e zjarrit ne pronen e saj dhe menjehere kerkoi ndihmen e zjarrfikeses. Policia konstatoi se zjarri ishte vene qellimisht dhe menjehere nisi hetimet. Pas marrjes ne pyetje te pronares eshte mesuar edhe konflikti mes ciftit disa dite me pare. E demtuara ka rrefyer se nuk i kishte dhene parate qe burri i kerkoi dhe ne shenje hakmarrje ai kishte djegur dyqanin e konfeksioneve.