E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, ja shkollat ku pezullohet mesimi

Ministria e Arsimit ka vendosur pezullimin e mesimit ne disa qarqe, ne zonat veriore, te cilat pothuaj jane izoluar nga reshjet e debores. Behet fjale per dy qarqe dhe nje rreth, te cilet kane qene me problematiket sa i perket qarkullimit. Keshtu, sipas Ministrise se Arsimit dhe Shkences, njeri prej qarqeve me problematike ka rezultuar ai i Dibres, e kryesisht ne rrethet Diber, Bulqize dhe Mat. Sipas vendimit qe ka marre ministri i arsimit ne konsulte me kreret e Drejtorive arsimore te rretheve perkatese, ne shkollat e Dibres, Matit dhe Bulqizes si dhe ne shkollat e rretheve Mirdite dhe Librazhd do te pezullohet mesimi per 3 dite. Kjo vlen per te gjitha shkollat qe bejne pjese ne keto zona per shkak te motit te keq dhe terrenit te veshtire te ketyre zonave. Gjithashtu, sipas vendimit te Ministrise se Arsimit eshte vendosur qe ne Qarkun e Kukesit mesimi te pezullohet vetem ne shkollat prane komunave, ndersa do te vazhdoje mesimi ne shkollat prane bashkive te Kukesit, Bajram Currit dhe Hasit. Nga ana tjeter, ne rrethin e Pukes mesimi do te zhvillohet vetem ne qytetet Puke e Fushe-Arrez, ne te gjitha komunat e ketij rrethi do te nderpritet mesimi per 3 dite. MASH njofton se koha e humbur e mesimit do te kompensohet ne ditet e shtuna. Per shkak te motit te keq te diteve te fundit, sidomos ne zonat malore te vendit, sipas informacioneve paraprake qe kane ardhur nga Drejtorite Arsimore Rajonale ne rrethe dhe Zyrat Arsimore, shtabi i ngritur ne MASH ne drejtimin e Ministrit te Arsimit dhe Shkences Fatos Beja ka vendosur te marre vendimet e mesiperme, bazuar ne Dispozitat Normative per shkollat publike ne Nenin 25.

Shkollat

Sipas vendimit, ne shkollat e Dibres, Matit dhe Bulqizes si dhe ne shkollat e rretheve Mirdite dhe Librazhd do te pezullohet mesimi per 3 dite. Gjithashtu, ne Qarkun e Kukesit mesimi pezullohet vetem ne shkollat prane komunave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›