E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora në rrethe, qarkullimi me zinxhirë

Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa akse kryesore në verilindje të vendit. Disa segmenet nacionale, shumë komuna dhe dhjetëra fshatra janë bllokuar totalisht prej disa ditësh nga reshjet e vazhdueshme të dëborës. Ndërkohë, edhe luhatja e temperaturave deri në minus gradë celcius kanë bërë që në disa vende të krijohen edhe masive të trasha akulli, duke e bërë qarkullimin e automjeteve pothuajse të pakalueshëm, ose vetëm nëse janë të pajisur me zinxhirë. Probleme janë paraqitur në rrugën nacionale Fushë Bulqizë- qafë e Buallit, e cila që në orët e para të mëngjesit të ditës së premte ka qenë e bllokuar. Pikërisht në disa komuna dhe fshatra të Bulqizës është pezulluar edhe proçesi mësimorë, ashtu si edhe në Dibër, dhe Martanesh. Ndërkohë, nga ana tjetër në qarkun e Dibrës janë të izoluara prej katër ditësh komunat Lurë, kalaja dodës, Selishtë, Trebishët, Fushë Bulqizë, Krastë etj. Po ashtu edhe në Mat nuk po zhvillohet procesi mësimorë, ndërkohë që borëpastrueset po punojnë intensivisht për zhbllokimin e rrugëve, si në zonat e ulëta, ashtu edhe në ato malore. Por puna e tyre, nuk po jep rezultat për shkak të reshjeve intensive të dëborës, si dhe erës së fortë. Trashësia e borës në qytet arrin deri në 60 cm, ndërsa në zona më të larta malore i kalon një metër trashësi.

Prej disa ditesh moti i keq ka mbërthyer zonën verilindore duke shkaktuar shume veshtiresi sidomos në qarkullimin e makinave dhe të njerëzve nga fshatrat në drejtim të qytetit të Kukesit dhe të Hasit. Sipas të dhenave, shumë fshatra janë totalisht te bllokuar, kryesisht ne komunat e thella. Komunat e Shishtavecit, Arrnit, Gryke e Cajes janë teresisht të bllokuara. Ndërkohë akset kryesore jane te kalueshme vetem me zinxhirë. Keshtu rapaortohet se aksi Kukës- Peshkopi, Kukës-Shishtavec ka shumë probleme, megjithëse nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve në Prefekturën e Kukësit po punohet per normalizimin e situatës. Sipas burimeve nga Shtabi i Emergjencave në Prefekturë, njoftohet se jane ne punë disa borëpastruese për largimin e bores nga rrugët, por vështiresia kryesore qëndron në pastrimin e akullit i cili kerkon vetëm hedhjen e kripes për ta shkrirë. Edhe në keto momente reshjet e bores jane prezente dhe temperaturat vazhdojne të jenë shumë të ulëta. Kjo situate pritet te vazhdoje për disa ditë. Nuk raportohen nderprerje të energjise elektrike, megjithë nderprerjet disa minuteshe për shkak te ngarkesave në linjat e transmetimit.
 

Përkeqesohet moti edhe në qarkun e Korçes. Gjate orëve të natës së mbrëmshme, skaji juglindor i vendit është karakterizuar nga era e fortë dhe rreshjet e vazhdueshme të borës te cilat në qytet i kane kaluar 8 centimetrat ndersa në zonen e Ersekes dhe në disa fshatra te thellë malore trashesia e bores ka kaluar mbi 30 centimetra. Nga drejtoria e rrugeve nacionale, prej oreve te para të mengjesit ka nisur puna për zhbllokimin dhe kriposjen e akseve kryesore. 18 mjete borëpastruese në gjithë qarkun kane bërë të mundur qe akset kryesore të jenë të kalueshme dhe jane duke punuar edhe për hapjen e disa të tjerave. Me problematik është paraqitur aksi Korcë- Leskovik ku është përqëndruar edhe numri më i madh i mjeteve per hapjen e rruges, nga i cili kalohet me veshtiresi edhe me zinxhirë . Problematike vijon te mbetet aksi rugor Korcë -Kapshticë ku në gryken e Cangonjit ka qene I pamundur kalimi i mjetevepa zinxhirë ndersa po punohet per zhbllokimin e rruges Korcë -Dardhë. Nderkaq lehtesisht i kalueshëm dhe pa probleme ka qenë aksi Korcë - Pogradec ku levizja e automjeteve mund te behet edhe pa zinxhire si ne Qefë Pllocë ashtu edhe ne Qafë Thanë. Policia rrugore ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që te lëvizin vetëm me zinxhire dhe te tregojne kujdes ne drejtimin e mjeteve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›