E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ne ndihme te viktima te trafikut njerezor

do vit mijera individe behen viktima te trafikut njerzor. Disa vijne ne Shtetet e Bashkuara me premtimin per nje jete me te mire por perfundojne si skllever te diteve moderne. Te tjere detyrohen ne prostitucion. Sidoqofte keto viktima nuk kane ze por kane frike. Ne perpjekje per te shtuar vetedijen rreth kesaj ceshtjeje serioze ne gjithe boten Presidenti Obama e ka shpallur janarin si muajin kombetar te vetedijes rreth skllaverise dhe trafikut njerzor. Korrespondentja e Sherbimit boshnjak te Zerit te Amerikes Amra Alirejsovic bisedoi me drejtorin e zyres amerikane te imigracionit dhe doganave Xhon Morton lidhur me problemin e trafikut njerzor ne Evropen lindore dhe qendrore.

Zyra amerikane e imigracionit dhe doganave ose ICE eshte agjencia me e madhe hetuese ne Departamentin amerikan te Sigurise Kombetare. Agjentet e tij luftojne krimin ne kufi neper bote dhe ne Internet. Ata jane vecanerisht serioze rreth perfundimit te trafikut njerzor. do dite agjente te agjencise ICE hetojne krimet me te renda krimet ne te cilat njerezit trajtohen si sende dhe jo qenie njerzore. Drejtori i ICE-it John Morton thote se trafiku njerzor eshte nje problem i vazhdueshem ne Evropen lindore e qendrore si dhe ne Rusi e Ukraine.

shte e qarte se Evropa qendrore dhe Ballkani jane nje burim i rendesishem i trafikut njerzor vecanerisht kur behet fjale per vajza dhe gra te reja te cilat perfundojne ne disa forma prostitucioni. Ky eshte nje problem shume serioz te cilit duhet ti kushtojme vemendje. Nje numer i madh njerzish besojne se mund te vijne ne Amerike per nje jete me te mire dhe perfundojne ne kushte shume te renda.

Destinacionet zakonisht jane vende te Evropes Perendimore Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. ICE nuk ka fuqi ligjore ne vende te tjera por po shton bashkepunimin me agjencite e rendit ne vendet e viktimave.

Ne kemi nje prani te madhe neper bote. Ne kemi agjente ne vende te huaja me synimin per te bashkepunuar. Trafikimi per qellime seksi per pune te detyruar te femijeve si dhe turizmi i femijeve per qellime seksi jane ne qender te punes sone neper bote. Ne trajnojme shume agjente te rendit se si ta luftojne kete problem si te bejne hetimet si te bashkepunojne me ne sepse te gjitha keto raste perfundojne ne rrjete kriminale qe i levizin njerzit nga nje vend ne tjetrin shpesh neper shume vende menjehere. shte e pamundur qe ky problem te luftohet nga nje vend i vecante prandaj ne duhet te bashkepunojme.

Zyra amerikane e imigracionit dhe doganave ka agjente ne 47 vende te ndryshme dhe 68 zyra neper bote pervec 400 zyrave ne Shtetet e Bashkuara. Nje prej zyrave neper bote eshte ne Rusi dhe nje tjeter ne Austri te cilat mbulojne krimet ne Ballkan. Zoti Morton thote se ne shumicen e vendeve te botes po behet nje permiresim i ngadalshem por i vazhdueshem lidhur me trafikun njerzor megjithese mbetet ende shume pune per tu bere.

Lufta kunder trafikut te seksit dhe punes se detyruar ka nje perparesi shume te madhe. Vitin e kaluar ne patem nje numer rekord te prostitucionit neper bote nje numer rekord denimesh dhe nje numer rekord te rasteve qe agjencia ICE hapi ne Shtetet e Bashkuara me shume se 600 raste. Ne arrestuam 300 njerez dhe me shume se 4 mije njerez ne gjithe boten u denuan per trafiqe te ndryshme.

Nje prej veshtiresive me te medha ne hetimin e ketyre rasteve eshte identifikimi i viktimave. Trafikantet te cilet shpesh perpiqen te fshehin vend-ndodhjen e viktimave mbajne pasaportat e tyre dhe here here i izolojne viktimat. Prandaj ICE mbeshtetet shume tek agjencite lokale te rendit per te mbledhur informacion rreth viktimave.

Shume prej rasteve te trafikimit qe me ne fund ne gjejme fillojne si dicka tjeter per shembull si manipulim leter krediti ose manipulim me marrjen ne pune. Ne u kushtojme shume vemendje njerzve qe sherbejne si ndermjetes ne punesim apo letrat e kreditit sepse shpesh ata kane gisht ne rrjete fatkeqe te trafikut njerzor.

John Morton thote se problemi i trafikut njerzor ekziston ne gjithe boten vecanerisht ne Azi dhe ne Ameriken qendrore e jugore. Ai shton se e vetmja rruge per te luftuar kete problem eshte nepermjet bashkepunimit te ngushte nderkombetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›