E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove EULEX i gatshem te filloje hetimet per pretendimet e Dik Martit

Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ne Kosove eshte shprehur i gatshem te hetoje te gjitha pretendimet e ngritura nga raportuesi i Keshillit te Evropes Dik Marti per sic eshte thene perfshirjen e ish drejtuesve te larte te Ushtrise lirimtare te Kosoves ne veprimtari kriminale mes tjerash edhe trafikimin e organeve njerezore. Keto komente jane bere si kunderpergjigje ndaj shqetesimeve te ngritura nga zoti Marty se EULEX-i nuk eshte i afte te hetoje trafikimin e organeve njerezore.

Ne disa paraqitje te diteve te fundit neper media te ndryshme zoti Marti citohet te kete thene se per hetimin e rastit te trafikimit te organeve duhet te krijohet nje strukture ad hoc e drejtesise qe nuk eshte e vendosur ne Kosove. Ai ka shprehur mosbesimin qe EULEX-i ne menyren sesi eshte duke operuar sot dhe menyren sesi eshte organizuar mund te kryeje nje hetim. Zoti Marti citohet te kete thene se strukturat e drejtesise vendase apo nderkombetare ne rajon nuk kane qene ne gjendje te mbrojne deshmitaret. Sa here qe ka nje rast te nivelit te larte ose nje rast qe prek nje hierarki te caktuar ne nivelin kriminal deshmite nuk jane bere vetem te veshtira por te pamundura te sigurohen. Deshmitaret dhe familjaret e tyre jane frikesuar dhe disa jane vrare.

Duke iu pergjigjur ketyre pohimeve zyrtare te EULEX-it thane se i marrin shume seriozisht pohimet e bera ne raportin e zotit Marti. Ata thane se EULEX-i ka mundesite ekspertizen dhe juridiksionin per ta bere hetime dhe si nje hap teknik fillestar prokuroret e EULEX-it i kane nisur hetimet e para.

EULEX-i u ben thirrje te gjitha organizatave dhe individeve perkates duke perfshire Dik Martin qe ti paraqesin te gjitha deshmite qe i kane ne lidhje me keto akuza te renda. Duke shprehur mirekuptim per shqetesimet lidhur me mbrojtjen e deshmitareve ne rajon misioni shpreh besimin e ne njesine e tij te posacme per mbrojtjen e deshmitareve. Pervoja tashme ka treguar se ajo eshte ne gjendje qe te merret me rastet e ndjeshme.  Si nje mision per sundimin e ligjit EULEX-i punon ne baze te fakteve dhe deshmive pa te cilat nuk mund te behet ndjekja penale thuhet ne qendrimin e ketij misioni duke nenvizuar se me marrjen e informatave te tilla prokuroret e EULEX-it jane te gatshem ta nisin punen menjehere.

Zoti Marti nxiti reagime me zemerim ne Kosove me pretendimet se udheheqes te larte te Ish Ushtrise lirimtare dhe kryeministri aktual Hashim Thaci jane te perfshire ne veprimtari te paligjshme perfshire edhe trafikimin e organeve njerezore. Te marten Asambleja parlamentare e Keshillit te Evropes miratoi nje rezolute per kete raport duke kerkuar hetimin e plote te te gjitha pretendimeve. Nje kerkese te tille e ka bere edhe qeveria e Kosoves duke garantuar mbeshtetjen e plote te institucioneve te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›