Tiranë, grabitet me armë filiali i një banke, në kërkim autorët
TIRANE - Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur sot filialin e një banke, në afërsi të Pallatit të Sportit "Asllan Rusi", në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30, pak minuta pasi punonjësit e bankës kishin nisur punën.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi punën për identifikimin e autorëve, të cilët u larguan në drejtim të paditur.
Mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që nuk dihet ende shuma e grabitur dhe as numri i personave që kanë hyrë në bankë të armatosur.
(er.nu/BalkanWeb)