E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Popullsia 2 831 741 banorë, në 10 vjet u zvogëlua 7.7 %

TIRANË- Instituti i Statistikës shpalli sot në ambientet e ‘Hotel Sheraton’ në Tiranë rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë s Shqipërisë.

Drejtoresha e INSTAT-it Ines Nurja gjatë prezantimit të rezultateve paraprake të censusit të popullsisë dhe banesave theksoi se popullsia e Shqipërisë gjatë vitit 2011 është 2 milion e 831 mijë e 741 banorë.

Nurja sqaroi se popullsia rezidente në Shqipëri është 1 milion e 421 mijë e 810 banorë duke theksuar se popullsia e vendit ka përsuar zvogëlim me 7.7% si paosjë e e rënies së lindshmërisë dhe emigrimit.

“Krahasuar me popullsinë në vitin 2001 ajo është 7.7 herë më e vogël dhe shkak për këtë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë. Për herë të parë popullsia në zonat urbane më e lartë se në zonat rurale. Rreth 53% e popullsisë jetojnë në zonat urbane, ndërsa 43% në zonat rurale. Numri i banesave të regjistruara në Shqipëri është 1 075 881,”- theksoi Nurja.

Sipas statistikave, numri i personave që kanë refuzuar të përgjigjen për Censusin e të bëhen pjesë e tij është i vogël, 29 355 banorë.

Drejtoresha e INSTAT duke sqaruar se këto nuk janë të dhëna përfundimatare nënvizoi se rezultatet e Censusit janë një informacion mjaft i vlefshëm për të ndërtuar politikat për vendin tonë në të ardhshmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›