E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora,Shtabi i emergjencave paraqet situatën

Reshjet e deborës që kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë përfshire rreth 80 % të territorit të Shqipërisë. Sipas shtabit të emergjencave në disa zona sidomos në ato veriore dhe verilindore ka pasë probleme me qarkullimin e automjetve për shkak të reshjeve te shumta të dëborës. Zonat më problematike ka qënë aksi rrugor Qafa e Malit- Fierzë, ku trashësia e dëborës në disa vende i ka kaluar 1,5 metra. Sipas drejtorit të planifikimit dhe kordinimit të emergjencave civile Sali Kemendi, gjatë 24 orëve nuk ka patur raste të emergjencave shëndetësore dhe as aksidente rrugore. Sipas Kelmendit rrugët nacionale janë të kalueshme, por këshillohet përdorimi i zinxhirëve për të shmangur aksidentet e mundshme. Shtabi i emergjencave ka dërguar borë pastruese në disa zona të vendit si në Qafë të Llogarasë, Korçë, Lezhë dhe Qafë të Malit. Ndërkohë shtabi i emergjencave është duke punuar për shbllokimin e disa akseve rrugore që lidhin qarqet dhe kumunat e bllokuara me akset nacionale. Kështu shtabi i emrgjencave lajmëron se Aksi Pukë-Fushë-Arrëz-Kukës është i hapur, por kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Policia rrugore dhe komisariatet e policisë po ushtrojnë kontroll të vazhdueshëm. Aksi nacional Peshkopi-Skuraj është i kalueshëm, por duhet të përdoren zinxhirët. Aksi Pogradec-Korçë është i kalueshëm. Aksi Gjirokastër-Sarandë është i kalueshëm. Aksi Tiranë-Qafë Krrabë- Elbasan është i kalueshëm, por nevojitet përdorimi i zinxhirëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›