E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumë minorenë shqiptarë pa prindër në Itali

Shoqata “Save the children” bëri të ditur sot në një raport të saj në Romë se mbi 7 mijë fëmijë kanë hyrë gjatë viti të kaluar në Itali të pashoqëruar nga prindërit. Shumë prej tyre janë të kombësisë shqiptare, marokene e deri irakiane 

ROMA –Rreth 12.5 përqind e fëmijëve emigrantë që kanë mbërritur gjatë 2008-ës në Itali të pashoqëruar nga prindërit janë shqiptarë. Këtë bën të ditur sot në një raport të saj shoqata “Save the chidren”, shqip (shpëtoni fëmijët) . Sipas “Save the Children” janë 7. 797 minorenët e huaj që kanë mbërritur gjatë vitit 2008 të pashoqëruar nga prindërit. Rreth (15,29%) vijnë nga Maroku, nga Egjipti (13,75%), Shqiperia (12,49%), Palestina (9,47%) ed Afganistani (8,48%), Nigeria (4,14%), Somalia (3,90%), Serbia (3,76%) si dhe nga Iraku (3,68%) e tyre. Në një total edhe pse në përqindje të vogla, rreth 8 mijë fëmijët e huaj vijnë nga rreth 78 vende të ndryshme të botës. Në 90,46% të rasteve tata janë të seksit mashkull që kapin moshën 16 deri në 17 vjec. Shoqata prezantoi raportin me rastin e përrurimit në Romë të qëndrës “CivicoZero”. Kjo qëndër do të shërbejë për këhsillim ligjor, për shërbime thelbësore të nevojës s ëparë dhe organizimin e aktiviteve përgatitore dhe krijuese për të miturit e huaj që nuk kanë përkujdesjen familjare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›