Turk:Shqipëria në një fazë të re të integrimit në NATO

Presidenti i Sllovenisë Danilo Turk theksoi sot se Shqipëria tashmë ndodhet në një fazë të re të integrimit në NATO dhe BE. "Nuk është rastësi tha ai, që grupi parlamentar i miqësisë Slloveni-Shqipëri ka në përbërje Kryetarin e Komisionit të Jashtëm dhe Kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes. Kjo do të thotë bashkëpunim konkret në etapën e re në të cilën ndodhet Shqipëria drejt NATO-s dhe BE-së"-theksoi Turk gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli. Kemi dy dekada që bashkëpunojmë dhe më vjen mirë që marrëdhëniet ekonomike po vihen në focus", tha më tej presidenti slloven -duke shtuar se media sllovene këto ditë kishte intervistuar disa biznesmenë sllovenë që punonin në Shqipëri, të cilët ishin shprehur shumë të inkurajuar nga mirëfunksionimi i sistemit ligjor fiskal dhe klima e krijuar për biznesin "Ratifikimi nga Sllovenia i MSA-së, i protokollit të NATO-s, njohja e Kosovës, janë shenjë e një përkrahjeje të vendit tuaj për Shqipërinë, tha Kryetarja e Kuvendit dhe Shqipëria e vlerëson shumë këtë mbështetje." Topalli është ndalur edhe tek reformat në vendi, ku ka përmendur kalimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese, teksa ka theksuar se "prioritet mbetet sistemi i drejtësisë."