E Diel, 1 Nëntor 2026

A do te kete greve urie para Komisionit te Venecias

18-09-2010 / Ilir Nikolla

Pasi ka xhiruar nje vit bosh Edi Rama eshte futur ne aktin e dyte te teatrit te tij absurd duke synuar te fitoje kohe per negociata qe do kerkohet ta mbajne ate ne politike. Strukturat e Brukselit dhe te Strasburgut smund te investohen ne permbushjen e kerkeses absurde te nje politikani qe ka treguar se se njeh autoritetin e qe neser mund te inicoje nje greve urie para komisionit te juristeve kur ai te jape opinionin qe e denon ate politikisht me vdekje

Teatri politik i ylberisteve dje ka nderruar skene. Pas nje viti haxhiqamilizem dhe pas disa psheretimave te fundit gjoja sikur po vinte nje stine e re protestash Edi Rama nepermjet pazhit te tij Gramoz Ruci ka njoftuar se e majta ishte kandisur te njihte Autoritetin e Venecias dhe se do te mirepriste cfaredolloj opinioni te saj lidhur me hapjen e kutive te fletevotimeve. Deklarata eshte pritur si pergjigje ne shtatorin e vitit te shkuar por pas kerkeses zyrtare te liderit te mazhorances kemi marre vec pergjigjet antiperendimore te Edvinit te cilat ua ka perplasur ne fytyre here sekretarit te pergjithshem te KE-se duke e qesendisur si mysafiri turk e here kryetareve te grupeve parlamentare te socialisteve e popullore ne Strasburg duke i cilesuar si te paafte per tiu bindur. Nderkombetaret arriten shpejt mendimin se kryetari i opozites shqiptare sishte fort ne rregull si politikan e duket se kete mesazh e ka marre vesh edhe vete Edvini qe tashme ka vendosur te kaloje ne nje faze te dyte te teatrit te tij absurd... Ska me protesta sepse ato kane shume kosto ska me as perplasje publike ne sheshe e ne qendra politike vendimmarrese. Edi Rama ka nevoje per kohe sa te kryeje nje stine te prerjes se kokave ne parti para se te hidhet ne nje raund te ri negociatash tashme per te kerkuar ne tavoline ruajtjen e primatit ne PS por edhe mbajtjen e bashkise se kryeqytetit nese eshte e mundur. Kjo strategji politike do te synohet te arrihet permes mbajtjes gjalle te nje telenovele si ajo e hapjes se kutive por kete here duke shpresuar se nga Komisioni i Vencias sdo te vije kurre nje pergjigje e qarte per kerkesen e tij. Ne radhe te pare ka pak gjasa qe Partia Socialiste e vetme te vere ne levizje Keshillin e Evropes bash ate mysafirin turk qe Edvini qesendisi ne muajin shkurt duke e sulmuar si nje njeri te anshem e te ndikuar nga kryeministri Berisha. Sekretari i pergjithshem i Keshillit te Evropes ska asnje detyrim qe ti nenshtrohet aktit te dyte te teatrit absurd te Edvinit duke pranuar te percjelle kerkesen per interpretim te PS-se per tek Komisioni i Venecias. Kjo instance nuk funksionon si nje ushqimore per te cilen mund te informohemi se kur eshte hapur kur e ka dite pushimi e kur mund te porosisim me ulje cmimi.
Aspektet prej matrapazi Edi Rames nuk i hyjne shume ne pune kete here meqe sjemi ketu as duke kerkuar perqindje per investime a pallate 35 kateshe e as duke dhene rryshfet per te na u dhene nje sherbim qe na takon me kushtetute. Ne teatrin absurd te opozites shqiptare thuajse ska asnje gjase qe te marrin rol episodik as drejtuesit e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes te fyer njehere prej lidershipit te opozites e as juristet e Komisionit te Venecias. Pritja e nje vendimi prej tyre do te ishte si te prisnim Godone per te cilin njerezit e arsyeshem jo protagoniste te skenes se absurdit do te duhej ta dinin se sdo te vinte asnjehere. Edi Rama e di shume mire se kjo pergjigje ka veshtiresi te vije prej Strasburgut bile as prej Brukselit pasi nuk eshte nje ceshtje e tyre perderisa institucionet kompetente ne vend nuk jane investuar nga pala kontestuese Gjykata Kushtetuese. Ne absurdin e Edi Rames kemi thjesht nje ndryshim taktike per te mberritur tek e njejta shenjester ajo e ruajtjes se hipotekes 8-vjecare te korrupsionit tashme si hipoteke e imunitetit te nje opozite politike. Nese do te huazoheshim ne lojen e Edvinit eshte e qarte se ai stan ate bulmet do te nxjerre prandaj edhe perderisa jemi te sigurte se Edvini sdo ta njohe kurre pergjigjen e Keshillit te Evropes Parlamentit Evropian a Komisionit te Juristeve mbetet vec te presim se kur do te nise greva e urise para Komisionit te Venecias gjithmone nese Edvini se di se selia e tyre gjendet poshte Ures se Psheretimave ne qytetin lagunor...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›