E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama shpif as me Shege e as me Molle smund te mbulohen 20 per qindeshet

18-09-2010 / Gazeta 55

Deputeti i PD-se Halimi padit penalisht per shpifje socialisten Shega Ligori

Ashtu dhe si ju kam njoftuar dhe me pare i jam drejtuar organeve te drejtesise te sekuestrojne pallatin ne qender te Tiranes ne emer te zonjes dhe zotit Ligori per te siguruar demshperblimin per demin e shkaktuar ne dinjitetin tim nga shpifja dhe trillimi i Edvinit dhe Sheges se tij. Ndaj dhe i them sot zotit Rama se as me Shege dhe as me Molle nuk mund te mbulosh dot gjoben 100 milione euro qe i ke vene kompanise lsquoVision Constraction

Deputeti i Partise Demokratike Eduard Halimi padit penalisht per shpifje deputeten e Partise Socialiste Shegushe Ligori.
Lidhur me shpifjet e perseritura te perhapura nga deputetja Shegushe Ligori ne adrese te personit tim deshiroj te informoj opinionin publik se me date 16 shtator 2010 ora 10.00 kam depozituar prane organeve te drejtesise kerkesen per fillimin e procedimit penal ndaj deputetes Shegushe Ligori per vepren penale te shpifjes se kryer boterisht te parashikuar nga neni 120 paragrafi 2 i Kodit Penal tha Halimi.
Ai vuri ne dukje se ishte i bindur qe kolegia Ligori eshte shtyre ne krim nga kryetari i partise se saj Edi Rama i cili nepermjet saj ka dashur te largoje vemendjen nga denoncimet publike te bera kunder tij per korrupsion.
I njohuri tashme boterisht si Mister 20 per qindeshi nuk duhet lene ti shpetoje denoncimit publik per modelin e tij monstruoz te keqqeverisjes dhe abuzimit duke mbjelle shpifje kudo dhe per kedo. Prandaj e ndermora kete nisme sepse jam i bindur se rruga e ligjit eshte rruga me e mire per tu perballur me shpifesit. Une besoj se drejtesia do te tregoje se cila eshte pergjegjesia e zonjes Ligori ne vepren penale te shpifjes dhe cila eshte pergjegjesia e Kryetarit te saj. I kam kerkuar organeve te drejtesise gjithashtu dhe sekuestrimin e te gjitha pasurive ne emer te Shegushe Ligorit bashkeshortit dhe te afermve te saj te ndertuara ose ne ndertim me qellim realizimin e shperblimit te demit te realizuar nga shpifja deklaroi deputeti demokrat pas dorezimit te kallezimit penal ne prokurori.
Ai i kerkoi publikisht organeve te drejtesise nje hetim te shpejte te ceshtjes sepse ligji shteti ligjor dhe dinjiteti i individit duhet te mbrohen dhe te prevalojne mbi shpifesit keqberesit dhe te korruptuarit.
Pas deklaratave te djeshme serish nga deputetja e PS-se Shegushe Ligori deputeti i PD-se Eduart Halimi beri te ditur per mediat se ishte larguar nga keshilli mbikeqyres i kompanise se Arian Tartarit qe ne vitin 2005 dhe se dokumenti i prezantuar nga Shegushe Ligori i perkiste vitit 2003.
Sot Edvin Rama me qellimin e vetem per te sfumuar gjoben 20 per qind apo 100 milioneshe euro nxori Shega Ligorin per tju treguar nje dokument te vitit 2003 te nje kompanie te licensuar nga Arben Malaj. Ajo fshehu ne menyre te qellimshme vendimin e Gjykates te Formes se Prere nr. 30491/4 te vitit 2005 para 5 vjetesh i cili ka certifikuar mosekzistencen time ne kete shoqeri....
Duke rikonfirmuar ngritjen e padise per deputeten socialiste Halimi beri te ditur me tej se Ashtu dhe si ju kam njoftuar dhe me pare i jam drejtuar organeve te drejtesise te sekuestrojne pallatin ne qender te Tiranes ne emer te zonjes dhe zotit Ligori per te siguruar demshperblimin per demin e shkaktuar ne dinjitetin tim nga shpifja dhe trillimi i Edvinit dhe Sheges se tij. Ndaj dhe i them sot zotit Rama se as me Shege dhe as me Molle nuk mund te mbulosh dot gjoben 100 milione euro qe i ke vene kompanise lsquoVision Construction.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›