E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Marrim persiper ti drejtohemi vete Venecias

Kryetari i grupit parlamentar Socialist ka sqaruar dje pergjigjen zyrtare pas letres se derguar nga mazhoranca


TIRAN - Kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci ka sqaruar dje per mediat se oferta e fundit e opozites ka te beje me marrjen persiper qe ti drejtohen Komisionit te Venecias meqenese mungon vullneti i mazhorances.


Pra sqaroi ai komisioni hetimor te ngrihet objekti i hetimit te jene materialet zgjedhore fletet e votimit ngrijne deri ne momentin qe Komisioni i Venecias te shprehet per leximet dhe dallimet qe kemi ne interpretim midis PD-se dhe PS-se.


Si e konsideroni rrezimin e dekretit te Presidentit per pronat nga Kuvendi permes dy votimeve


Ne e konsiderojme vecanerisht momentin kur kaluan ne votim dekreti i Presidenti per kthimin dhe kompensimin e pronave se ka ndodhur nje ngjarje e rende.


E pare ne tre plane mund ta perkufizoja me tre fjali atentat ndaj Kushtetutes se vendit atentat ndaj parlamentarizmit ne kete vend dhe atentat ndaj votes se lire te te zgjedhurve te nje vendi. Drejtuesja e seances nuk shpalli rezultatin e votimit.


Drejtuesja e seances nuk e nderpreu votimin megjithese ska asnje arsye per ta nderprere votimin. Rregullorja e percakton qarte se kur nderpritet votimi. Por vazhdoi me ligje te tjera. Drejtuesja gjate kohes qe votoheshin ligje te tjera lejoi diskutime presione shantazhe te kreut te qeverise ndaj deputeteve qe votuan kunder.


Pra edhe njehere shkeli ne cdo germe dhe ne cdo fjale kerkesat e nenit qe une sapo citova 57 pika 4. Une i bej apel zonjes Topalli te mos zbardhe rezultatin e votimit te dyte per dekretin e Presidentit. Ai eshte antikushtetues ai eshte i pavlefshem jo sipas interpretimit tim por sipas zbatimit deri ne nje te kushtetutes sipas zbatimit deri ne nje te rregullores se parlamentit per votimin.


Pas kesaj qe ndodhi nuk ka besoj as me te voglin iluzion se me kete mazhorance ne pushtet me kete kryeminister ne qeveri mund te kete qofte edhe shpresen me te vogel me per vote te lire dhe zgjedhje te rregullta.


Sigurisht ne si opozite edhe pa ndodhur kjo por kjo eshte nje plus si per permbajtjen e ligjit dhe mosmarrjes ne konsiderate te atyre qe kerkonte
Presidenti ashtu edhe per formen e miratimit te ketij ligji menjehere grupi parlamentar i Partise Socialiste do ta coje per ankimim ne Gjykaten Kushtetuese.


Zoti Berisha deklaroi se eshte ne pritje te pergjigjes zyrtare nga ana juaj per letren e fundit te dorezuar nga PD. Cili eshte komenti juaj per kete


Personalisht i ngarkuar nga grupi parlamentar i PS-se pas letres se zotit Patozi kam zhvilluar ne seline e Kryesise se Kuvendit te Shqiperise nje takim ku i kam kthyer pergjigje dhe i kam cuar oferten time te fundit. Takim per te cilin dy dite me pas ua kam percjelle ne nje komunikim me gazetaret pikerisht ne kete salle dhe me perfaqesues se te gjitha mediave.


Se dyti dy dite pas dalies se zotit Patozi ne nje prej kanaleve televizive pra ai te marten une te premten i kam komunikuar zotit Patozi dhe zotit Berisha ne vecanti dhe PD-se ne pergjithesi qendrimin e Partise Socialiste. Po le ti leme pergjigjet nepermjet ekraneve dhe televizioneve por pergjigjja perfundimtare ka qene institucionale.


Ne nje institucion ku vepron pozita dhe opozita sic eshte Parlamenti shqiptar. Ne daten 6 shtator kur eshte hapur sesioni parlamentar une me shkrim ne sallen e parlamentit i kam bere te qarte zotit Berisha dhe po perifrazoj pergjigjen e PS edhe te letres se zotit Patozi citoj por meqe ju keni mendim te kundert me ne atehere le ti hapim rruge hetimit parlamentar me ato qe ju i quani materiale zgjedhore.


Per sa i perket fleteve te votimit ne jemi te gatshem dhe do te pranojme opinionin e Komisionit te Venecias. Ne e kemi bere oferten tone te fundit e keni mbi tavoline z. Kryeminister vleresojeni mire perpara se te jepni pergjigjen perfundimtare kohe per te humbur nuk ka. Kjo ka qene pergjigja zyrtare qe ia perseris sot nepermjet jush mazhorances dhe personalisht zotit Berisha.


Keni ndermend ta coni ceshtjen e kutive ne Komisionin e Venecias nepermjet Gjykates Kushtetuese pasi dhe kryeministri dha sinjal per mosdjegien e fleteve te votimit


Ne marrim persiper ti drejtohemi nje arbitri asnjanes qe quhet Komisioni Venecias. Marrim persiper ti drejtohemi marrim persiper te pranojme dhe vendimin qe ata do japin cilido qofte ai. Kjo ka qene pergjigja qe une i kam kthyer e fundit dhe oferta e fundit qe une i kam dhene ne negociata z. Patozi.


Pra komisioni hetimor te ngrihet objekti i hetimit te jene materialet zgjedhore fletet e votimit ngrijne deri ne momentin qe Komisioni i Venecias te shprehet per leximet dhe dallimet qe kemi ne interpretim midis PD dhe PS.


Zoti Ruci cfare do te thote qe ju merrni persiper ti drejtoheni nje arbitri te paanshem do ti drejtoheni komisionit te Venecias mes Sekretarit te Pergjithshem te KE-se

Lidhur me rrugen sesi do ti drejtohemi ne komunikimin e para dy javesh ne kemi ofruar disa rruge.


Nje qe me vullnet te perbashket politik te perfaqesuesve te komisionit hetimor ti drejtohemi Presidentit si garant i stabilitetit si garant i Kushtetutes se ketij vendi. Propozimi i dyte me vullnetin e perbashket politik midis dy forcave politike ti drejtohej kryetarja e parlamentit si drejtuese e ketij institucioni. Propozimi i trete me vullnet te perbashket politik ti drejtohej Gjykates Kushtetuese.


Propozimi i katert ka qene qe te ngrijme komisionin hetimor per materialet zgjedhore sipas atij interpretimi te mazhorances dhe te vazhdojme negociatat per sa i perket kutive te votimit. Keto kane qene te katerta propozimet tona.


Meqe te katerta nuk u pranuan nga kolegu Patozi atehere oferta e fundit ka qene Ne marrim persiper ti drejtohemi meqe mungon vullneti juaj meqe mungon dakordesia juaj Komisionit te Venecias.


Atehere fletet ngrijne ne njerin krahe dhe komisioni hetimor vepron ne krahun tjeter vazhdon me objekt hetimi materialet zgjedhore. Ju permendet Sekretarin e Pergjithshem. Po kjo ka qene pjese e propozimit tone ne te cilin mazhoranca nuk ka deshiruar te behet pjese. Ky eshte problemi i saj.


Per Komisionin e Venecias PS ne menyre te njeanshme do ti drejtohet Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Evropes


Nga konsulta qe kemi zhvilluar ne nuk ka asnje rregullore Komisioni i Venecias se kush jane ata qe i drejtohen. Sigurisht shtete serioze me seriozitetin me te madh kur kane nje situate te caktuar i drejtohen institucioneve te shtetit sic eshte Presidenti Kryetarja e Parlamentit kryeministri apo gjykata.


Meqe kemi te bejme per fatin tone te keq me kete shtet qe kemi me keto institucione qe kemi atehere vijme tek kjo pike. Nuk ka asnje pengese. Ne jemi anetare te Keshillit te Evropes.


Ne jemi grup parlamentar jo ilegal por legjitim i ketij vendi. Komisioni Venecias eshte strukture e Keshillit te Evropes ku ne bejme pjese. Keshtu qe ne gjykojme qe kerkesa qe ne si subjekt politik pavaresisht nepermjet apo drejtperdrejte pra nepermjet Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Evropes apo drejtperdrejte do te jete e vleresueshme dhe e pranueshme nga ana e Komisionit te Venecias.

Pronat ne Kushtetuese


Nuk mundet qe pjesa e ekzekutivit te marre prerogativat e gjyqesorit. Kjo eshte shume e rrezikshme edhe per pronaret edhe per demokracine. Qellimi ka qene jo mbrojtja e interesave te pronareve por mbrojtja e interesave te qeverise per te shmangur penalizimet nga gjykata e Strazburgut. Per kete ne do ti drejtohemi Kushtetueses e cila duhet te marre nje vendim per kete ligj deklaroi Myrshit Vorpsi anetar i kryesise se shoqates Pronesi me Drejtesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›