Debutimi i Bayern. Favorite per titullin kampion

Bayern Munihut është gati për debutimin në sezonin e ri të Bundesligës gjermane, ku shihet favorit për të fituar titullin kampion.
Skuadra baravareze e mbylli kampionatin e shkuar në vendin e tretë të klasifikimit megjithëse shënoi 14 gola më shumë se kampionët e Borusias së Dortmundit. Por ajo që çaloi në sezonin e Bajernit ishte mbrojtja, e cila pësoi 18 gola më shumë se Borusia, ndërsa kjo dobësi duket se është zgjidhur nga drejtuesit e klubit që kanë blinduar prapavijën e skuadrës në këtë fillim sezoni.Pas konfirmimit të pankinë të Jup Heinkes, bavarezët janë treguar shumë aktivë në merkato, duke blerë nga Shalke 04, portierin e kombëtares gjermane Manuel Noyer. Po ashtu, bavarezët janë përforcuar me mbrojtësin Jerome Boateng dhe mesfushorin Rafinja, duke krijuar shumë rivalitet në repartin difensiv.
Bajerni i Mynihut do të nisë avnturën në këtë sezon të Bundesligës ditën e dielë, me ndeshjen e parë kundër Borussia Moenchengladbach. Ky do të jetë dhe debutimi i trajnerit, Jup Heinkes, pas rikthimit të tij te skuadra bavareze. Megjithatë tekniku duhet të bëjë pa dy lojtarët më të rëndësishëm Arjen Robben dhe Frank Ribery. Të dy lojtarët janë të dëmtuar dhe nuk do të luajnë në ndeshjen e parë të kampionatit gjerman.
Nertan Prifti