Uji ne Mars
Në Mars rrjedh ujë. Lajmin e bëjnë të ditur shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, që thonë se kanë gjetur provat e para në këtë drejtim.
Orbita që sillet rreth planetit më të ngjashëm me Tokën në sistemin tonë diellor që nga viti 2006, ka monitoruar atë që duket të jetë rrjedhje e ujit dhe që ndodh në disa vende gjatë Pranverës dhe Verës së Marsit. Nëse konfirmohet, ky do të jetë zbulimi i parë i rrjedhjes së ujit në planetin e kuq.Një zbulim I tillë rrit shpresat për një ëndër të vjetër të njeriut; jetën në Mars. NASA zbuloi dëshmi për gjurmë uji në Mars më shumë se një dekadë më parë, të cilat flisnin për ujë të ngrirë e të përqendruar kryesisht në pole.
Ndërsa tani në krateret e Marsit shkencëtarët kanë zbuluar fenomene të ngjashme me ngrirjen dhe shkrirjen e shtretërve të lumenjve në Tokë.