E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyndje te infektivi 60 raste cdo dite nga helmimet

Pavarësisht këshillave që rekomandojnë mjekët infeksionistë që qytetarët  në kushtet e temperaturave të larta të ndjekin masa të rrepta higjeno-sanitare për shamngien e helmimeve, sërisht në spitalin infektiv fluksi i pacientëve me këtë diagnozë paraqitetet i lartë. 50-60 pacientë cdo ditë. Mjekët thonë se në pavionet e infektivit, janë paraqitur  edhe raste të rënda, që kanë marrë mjekim për disa ditë në spital. Të moshuarit kanë qënë grupmosha më e prekur.

“Paraqiten rreth 50-60 raste, infeksione gastroindestinale që do të thotë  që paraqiten me nausea, me të vjella, me diarre ka raste edhe me temperatura të larta. I rëndësishëm është konsumi i produkteve të kontrolluara mirë, kryesisht perime dhe fruta të lara. Si dhe konsumi i lëngjeve te moshat adulte”-thotë Esmeralda Meta, mjeke infeksioniste QSUT.

Ndërkohë, në spitalin infektiv vazhdon të jetë prezent problemi i fluksit të madh të pacientëve, të cilët nuk zbatojnë sistemin e referencës për t’u drejtuar fillimisht në qendrat shëndetsore pranë mjekëve të familjes, por drejtohen që në shfaqjen e shenjave të para në spitalet e mëdha, duke u përballur kështu edhe me orë të gjata pritjeje.

“Ka edhe raste të tilla, qytetarë që vijnë direkt në urgjencën e infektivit pa kaluar në shërbimin parësor”-thekson ajo.

Ndërkohë mjekët infeksionistë u bëjnë thirrje në veçanti kategorive që vuajnë nga sëmundje të tjera shoqëruese, ato kronike, kardiake, azmatike apo diabeti që të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, të konsumojnë sa më shumë lëngje e në veçanti të mos dalin në orët kur temperaturat e larta arrijnë pikun e tyre.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›