Topi i thotë “po” regjistrimit të popullsisë

“Presidenti dekretoi shpalljen e ligjit nr. 10 442, datë 07.07.2011 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000 “Për censusin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave”, të ndryshuar”, thuhet ne dekretin e firmosur nga presidenti , të bërë publike në faqen zyrtare të Presidencës.
Ligji është kundërshtuar fuqishëm nga Aleanca Kuqezi, e drejtuar nga zëvendësi i presidentit i Topi në KLD, Kreshnik Spahiu, dhe i pretenduar se pas kësaj lëvizje qëndron edhe kreu i shtetit.
Megjithatë, presidenti e ka dekretuar ligjin, duke mos e refuzuar dhe as duke mos e lënë derisa t’i skadonte afatit kohor, çka do të ishte një lloj abstenimi.
Me dekretimin, ligji hyn në fuqi dhe tashmë qeveria e ka të hapur rrugën për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave gjatë muajit tetor.
Propozimi i hedhur më shumë se një vit më parë nga ministri i Inovacionit, Genc Pollo, u shoqërua me debate nga frika se mund të kishte një shtim artificial të popullsisë greke në jug të Shqipërisë, duke qenë shumë se prej shqiptarëve në këto zona janë deklaruar si grekë për të marrë pensione.
Megjithatë, për qeverinë, ky regjistrim është thjesht statistikor dhe një lloj “matësi” se ku ndodhet familja shqiptare dhe ekonomia e saj. Regjistrimi nuk përfshihet në regjistrat e gjendjes civile. /S.Ll/Start/
2011-07-28 16:47