E Diel, 1 Nëntor 2026

Decentralizimi i kompetencave të njësive vendore i jep fund praktikave korruptive

07-03-2013 / Gazeta 55

Miratohen ndryshimet ligjore “Për urbanistikën”

Këshilli i Ministrave miratoi dje ndryshimet në ligjin “Për urbanistikën”.
Ndryshimet e reja bëjnë një qartësim e decentralizim të kompetencave të autoriteteve vendore kundrejt territorit që administrojnë.
Duke folur për ndryshimet e reja në këtë ligj, kryeministri Berisha u shpreh se ato u mundësojnë qeverive vendore që, në kuadër të planeve rregulluese të territorit të tyre, të vendosin për çdo aspekt të tij, pa pasur detyrimin të marrin më parë leje në Këshillin e Rregullimit Kombëtar, përveç objekteve të karakterit kombëtar që mbeten në kompetencë të qeverisë qendrore.
Sipas ndryshimeve të reja ligjore, krijohet këshilli teknik konsultativ, i përbërë nga specialistët më të mirë, që do të funksionojë pranë kryetarit të bashkisë për të gjitha problemet urbanistike, përveç pronësisë, që mbetet në kompetencë të Këshillit Bashkiak. Ndërsa i cilësoi këto ndryshime epokale, Kryeministri theksoi se ato i japin përgjigje edhe një problemi të hasur rëndom më parë, “i turpshëm e korruptim”, të trajtimit në mënyrë të pabarabartë të pronarëve në zonën ku ndërtohet.
“Ky ligj i jep fund kësaj praktike dhe secili pronar do të marrë shumën për metra katrorë që ka në atë territor, që i përket nga ndërtimi që bëhet në territorin e tij. Kjo është arritje  madhe”, u shpreh kryeministri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›