Kosovë, tre persona dyshohen se janë infektuar me A/H1N1
Tre persona dyshohet se janë infektuar me virusin A/H1N1 në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka identifikuar tre raste kontakti, pa shenja klinike të gripit të ri A/ H1N1. Lajmin është bërë i ditur nga epidemiologu Isuf Dedushaj, ndërsa është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Burimet informative të RTK-së mësuan se personat e dyshimtë, si të prekur nga virusi A/H1N1, ishin duke udhëtuar jashtë shtetit të Kosovës dhe se autoritetet e atjeshme i kanë kthyer për trajtim në Kosovë. Drejtori i Departamentit për komunikim, Faik Hoti, tha se në aspektin klinik- epidemiologjik rastet janë përpunuar dhe janë marrë kampionët për verifikimet të cilat , nëpërmjet OBSH-së, janë dërguar në laboratorët përkatës. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës rekomandon që në pikat kufitare dhe në aeroport të trajtohet situata nga inspektorët sanitarë, ndërsa zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, kërkojnë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të sillen sipas rekomandimeve të mjekëve.