Tirana mbetet e vetme në krye të Superligës
Tiranë - Tirana ngjitet e vetme në krye të Superligës shqiptare pas fitores së ngushtë përballë Lushnjes me rezultatin 2-1. Vendasit e drejtuar nga Agustin Kola kanë dominuar pjesën më të madhe të takimit, duke arritur të shënonin dy herë, kundër një goli të shënuar nga Lushnja.
Migen Memelli ishte autor i golit të parë në minutën e 24-t. Rezultati dyfishohet në minutën e 64-t nga Devi Muka. Lushnja ngushton rezultatin në minutën e 83-të me anë të Çelës nga 11-metërshi.
Tirana ngjitet e vetme në kuotën e 44 pikëve, duke përfituar edhe nga barazimi 0-0 i Vllaznisë në Shkodër me Bylisin. Lushnja mbetet në kuotën e 19 pikëve, duke mbetur sërish në vendin e fundit.