Kapllani pa gol, Karlsruhe drejt Bundesligës 2Forma e mirë e portierit të Arminias, Eilhof, e ruajti të paprekur portën e skuadrës së tij, edhe nga një goditje e fuqishme e Kapllanit në minutën e 24-t. Kapllani pati edhe dy shanse të tjera për

Karlsruhe e Edmond Kapllanit humbi shansin më të madh në luftën për mbijetesë, duke humbur në shtëpi 0-1 me Arminian e Bielfeldit. Ashtu edhe siç pritej sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani luajti gjatë gjithë takimit, por pa mundur edhe kësaj radhe të shënojë golin e tij të parë sezonal në Bundesligë. Golin e vetëm të takimit për Arminian e shënoi Janjiç katër minuta përpara përfundimit të ndeshjes, duke “varrosur” akoma më thellë Karlsruhen në vendin e fundit. Forma e mirë e portierit të Arminias, Eilhof, e ruajti të paprekur portën e skuadrës së tij, edhe nga një goditje e fuqishme e Kapllanit në minutën e 24-t. Kapllani pati edhe dy shanse të tjera për ta mbyllur takimin me një gol, në minutat 56 dhe 65, por shqiptari sipas “Kicker”, u bllokua nga mbrojtësi Mijatoviç.
LALA - Hanoveri i Lalës firmosi një barazim dramatik 4-4 me Borusian e Dortmundit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të Bundesligës 1 gjermane. Kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk luajti asnjë minutë, ndërsa qëndroi gjatë gjithë kohës në bankinë. Miqtë nga Dortmundi shënuan të parët me anë të Frejit (17’) e Kringes (27’), përpara se Shtajner i Hanoverit të shkurtonte diferencën në minutën e 42-të. Golaeda vazhdoi Brugnink, i cili barazoi rezultatin në minutën e 49-të. Dortmundi kaloi sërish në avantazh 2-4 me Kringen (62’) e Frejin (65’), ndërkohë që Hanoveri vulosi shifrat 4-4, falë dy golave brenda katër minutash të Hankes (80’) e Forselit (84’).
E Diele, 15 Mars 2009