E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jones vlerëson lart Douglas

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 13:45

Michael Douglas është personi më i rëndësishëm në jetën e aktores Catherine Zeta-Jones.

Edhe pse çifti i Hollywoodit kanë dy fëmijë – Dylan 10 vjeç dhe Carys shtatë – prioritet i aktores është lidhja e saj me Michael pasi që për këtë instruksione asaj ja ka dhënë edhe vet vjehrri i saj Kirk Douglas.

“Kirk ka thënë ‘personi më i rëndësishëm në jetën e juaj është partneri, pastaj fëmijët dhe shokët. Ata (fëmijët) me kohë rritën dhe krijojnë folenë e tyre’”, ka thënë ajo.

“Kjo është e vërtetë, sepse në fund të ditës shtratin e ndani me partnerin e juaj”.

Catherine (41) është martuar me aktorin 66 vjeç – i cili po vuan nga kanceri në laring edhe pse thuhet se është shëruar – në vitin 2000 dhe ndjehet me fat që e ka takuar atë dhe janë martuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›