Seal, baba i mirë
Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 13:30
Modelja Heidi Klum e ka ditur qysh në fillim se Seal do të jetë një baba i mirë. Madje këtë e ka hetuar qysh në takimin e parë.
Modelja 37 vjeçe – e cila ka katër fëmijë me këngëtarin – ka thënë se Seal është adaptuar edhe me Lenin, vajzën e saj që ajo e ka me shefin e Formulës 1, Flavio Briatore, madje sheh se “ai ka një përkushtim dhe butësi” për fëmijët.
“Kur jam takuar për herë të parë me Seal ai ka treguar sinqeritet dhe butësi me fëmijët dhe për këtë e kam ditur se do të jetë një baba i mirë”, tha ajo. “Por, nuk do të ishte nëse Leni nuk do të ishte lindur sepse kemi edhe tre fëmijë të tjerë dhe të gjithë e dinë sa baba i mirë është ai. Ai ka dashuri të pakufishme dhe durim me fëmijët”, ka thënë bukuroshja.