E Diel, 1 Nëntor 2026

Krerët e shtetit urojnë besimtarët ortodoksë

Kryeministri Sali Berisha vizitoi sot Kishën Autoqefale Ortodokse në Tiranë, ku zhvilloi një takim me kreun e saj, Anastas Janullatos. Ai uroi që Pashkën tjetër besimtarët ortodoksë ta festojnë në Kishën e re, ndërsa theksoi se "ne shqiptarët kemi motive më të mëdha se kushdo tjetër t'i falemi Zotit, t'i lutemi atij' sepse ne jemi komb i rilindiur' sepse besimet tona janë të rilindura". Asjnë komb tjetër, theksoi Kryeminsitri Berisha, nuk pati fatin tonë, të izolohej në errësirat më të thella, të privohej nga besimet dhe shpresat. "Këto 20 vite janë vite të rilindjes së vërtetë të shqiptarëve dhe besimeve të tyre të mëdha", u shpreh Kryeministri.  Shqiptarët, sipas kreut të qeverisë, kanë një motiv tjetër të madh për të festuar së bashku këtë ditë. "Në të gjitha vlerat e tyre morale, në të gjitha vlerat morale të njeriut të qytetëruar, asgjë nuk shndërrit më shumës sesa respeki i palëkundur për besimin e njeri-tjetrit, toleranca e shkëlqyer fetare", theksoi ndër të tjera Berisha.

Topi në Korçë: Të ringjallim shpresën

Presidenti i Republikës Bamir Topi, ishte sot në Korçë, ku zhvilloi një vizitë në
Selinë e Mitropolisë së Shenjtë ku u prit nga Imzot Joan Pelushi dhe nga përfaqësues të tjerë të bashkësisë ortodokse.

Me këtë rast, Topi shprehu urimet më të ngrohta e të përzemërta për të gjithë besimtarët shqiptarë në ditën e festimit të Pashkëve ortodokse, duke theksuar se nëpërmjet festimit të Pashkës, ngjarjes më solemne dhe më të nderuar të Kishës, jepen mesazhe të rëndësishme të vlerave të patjetërsueshme të jetës njerëzore, jo vetëm për më shumë shpresë dhe tolerancë me njëri-tjetrin, por dhe për më shumë besim tek realizimi i aspiratës integruese evropiane të shqiptarëve.

“Besoj që është dita e ringjalljes, dhe mbi të gjitha mbi këtë term kaq të gjerë, ringjallje, unë do të uroja që të ringjallim kudo shpresën për një ditë më të mirë! Tek çdo njeri, tek çdo shoqëri ka nevojë që të ketë më shumë optimizëm për ditën që vjen. Dhe besoj që ky mesazh që vjen nga kjo filozofi e krishterë është shumë domethënës, sidomos për ata që kanë fatet e tjerëve në dorë, për ata që merren me politikën, me institucionet dhe kjo ditë është për të reflektuar së pari për njerëzit që janë më në hall, më në nevojë”, u shpreh kreu i Shtetit.

Basha uron besimtarët e Tiranës

Edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij uruan të dielën të gjithë besimtarët ortodoksë.  Pas vizitës në Kishën Ortodokse Autoqefale, ku u takua me kryepeshkopin Anastas Janullatos, Basha uroi përzemërsisht të gjithë të besimtarët ortodoks me rastin e Pashkëve. "Në emër timin, familjes sime dhe Bashkisë së Tiranës, uroj të gjithë besimtarët ortodoks gëzuar pashkët", tha Basha./Start/

                                                                                             2012-04-15 13:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›