E Diel, 1 Nëntor 2026

Defekti, CEZ: Ndërprerje energjie në disa zona të Tiranës

TIRANE- Energjia elektrike do të mungojë sot në disa zona të Tiranës. CEZ Shpërndarje njofton se ndërprerja e energjisë do të bëhet për shkak të riparimit të një defekti në nënstacionin e Kinostudios.

Energjia elektrike do të mungojë në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një pjesë të komunës Dajt e Babrru. Pa energji do të jetë edhe Paskuqani, “Myslym Keta”, ISHP, IKV. Pa energji zona e Tufinës dhe disa fshatra.

Orari i ndërprerjes së energjisë elektrike për këto zona do të jetë nga 09:30-10:30.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›