E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anoncohet levizja Zadrima Toka Jone

Lëvizja “Zadrima Toka Jonë” është një iniciativë e të rinjve të Zadrimës që janë organizuar bashkë për të mbrojtur e vlerësuar pasuritë natyrore, si edhe për të eleminuar papastërtitë që gjenden të braktisura përgjatë këtij territori. Këtij angazhimi i janë bashkuar shoqata “Ndërkomunalja Zadrima” si edhe shoqata italiane “Cospe” të cilat së bashku kanë zhvilluar një aktivitet në ambjentet e Restorant “Mrizi i Zanave” në Fishtë të Lezhës. “Zadrima të dua të mirën dhe të dua të pastër” ka qenë motoja e këtij angazhimi që synon ndërgjegjësimin e banorëve të kësaj zone.
Në aktivitet kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme të jetës publike të kësaj treve si edhe konsulli italian në Shkodër, i cili ka shprehur kënaqësinë e tij që mbështet nismën e veçantë të kësaj lëvizje të re dhe mjaft domethënëse për këtë rajon. Në kuadër të projektit që po realizohet nga “Cospe” dhe që mbështetet nga ministria e jashtme italiane janë trajnuar grupe të rinjsh e të rejash animatorë që bëjnë sensibilizimin derë me derë dhe në institucionet e arsimit për të edukuar dhe forcuar dashurinë e banorëve për vendin e tyre, për t’i nxitur ata që të punojnë për një Zadrimë edhe me të zhvilluar, më të bukur e veçanarisht më të pastër.
Ndihma e këtyre djemve dhe vajzave është e konsiderueshme dhe po punojnë në linjë me strategjinë e zhvillimit të zonës që është realizuar me përfaqësues të grupeve të ndryshme të interesit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›