E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrapar humb jeten duke mbledhur skrap

Shtetasi Fatos Dyrmishi ishte banor i fshatit Koprenckë, fshat i cili ndodhet 4 km larg poligonit të Bigasit. Poligoni i Bigasit është përdor për asgjësim municioni që nga viti 2000, por me intensitet të plotë pas miratimit të tij si poligon kombëtar të miratuar me Ligjin Nr. 10 017, datë 13.11.2008 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Distanca më e afërt e këtij poligoni nga qendrat e banuara është 1200 m. Ai është i kompletuar me sinjalistikën e nevojshme paralajmëruese dhe strukturat ushtarake të Brigadës Logjistike kanë zhvilluar mësime treguese, si dhe kanë informuar e sensibilizuar vazhdimisht komunitetin e kësaj zone, si dhe organet e pushtetit vendor dhe Policinë e Shtetit që operon në këtë rajon, me qëllim parandalimin dhe mos lejimin në mënyrë kategorike të çdo personi për t'u afruar dhe hyrë në rajonin ku është dislokuar ky poligon.

Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes sqaroi se sipas procedurave të miratuara, poligoni ruhet para fillimit, gjatë procesit të operacionit të asgjësimit të municioneve, si dhe pas shpërthimit dhe kontrollit të zonës përreth, deri në 2 orë, kohë e mjaftueshme kjo për t'u siguruar se municionet janë shkatërruar dhe nuk mund të vetë plasin. Këto janë të dhëna paraprake, të cilat do të qartësohen dhe saktësohen nga strukturat përkatëse të specializuara për hetim dhe zbardhjen e kësaj ngjarje. Poligoni i Bigasit është planifikuar të mbyllet brenda muajit gusht të 2012-ës, vit në të cilin Ministria e Mbrojtjes do të përfundojë plotësisht procesin e asgjësimit të municioneve me shpërthim në poligone të hapura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›