E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP hedh sot shortin për hetimin e pasurive të 192 zyrtarëve

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) do të zhvillojë do të hedhë sot shortin për 192 zyrtarë të cilëve do t`u hetohet pasuria.
 

Sipas ILDKP-së këtë vit, shorti ka një specifikë interesante, pasi subjektet që do të përfshihen në këtë procedurë, të cilët në total janë 4630 zyrtarë, do të ndahen në 7 kategori të ndryshme në bazë të funksionit apo institucionit, dhe prej secilës kategori do të përzgjidhen 4 përqind e tyre.

Ndarja dhe mundësia e përzgjedhjes do të jenë si më poshtë:

1. Gjyqtarë dhe Prokurorë Përzgjidhen 29 subjekte

2. Deputetë dhe drejtues të institucioneve kushtetuese Përzgjidhen 6 subjekte

3. Drejtorë të përgjithshëm dhe nëpunës të nivelit të lartë Përzgjidhen 9 subjekte

4. Ministra dhe zv.ministra Përzgjidhen 3 subjekte

5. Nëpunës civilë të nivelit të mesëm Përzgjidhen 55 subjekte

6. Drejtues të pushtetit lokal Përzgjidhen 17 subjekte

7. Administrata tatimore dhe doganore Përzgjidhen 73 subjekte

Në total do të përzgjidhen 192 subjekte të të gjitha niveleve. Ndarja sipas funksioneve krijon mundësi që këtë vit nga shorti të përzgjidhen zyrtarë të lartë si ministra, deputetë e tituallë të rëndësishëm të institucioneve qendrore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›