Defekti i palës greke, rifillon puna në Kakavijë
Një defekt në doganën greke ka shkaktuar bllokimin e pikës së kalimit kufitar në Kakavijë.
Burime për Shekullin bëjnë të ditur se për rreth 4 orë është ndërprerë përpunimi i dokumentacionit të udhëtarëve dhe automjeteve që hyjnë në Shqipëri apo udhëtojnë drejt Greqisë.
Shkak është bërë një defekt kompjuterik i palës greke, i cili i ka detyruar udhëtarët të presin në radhë deri në riparimin e tij. / Entela Bani