Statusi kandidat, Kukan: Do ketë raport të ri për Shqipërinë

Ndërsa raportuesi për Shqipërinë, Shuntis, është duke punuar për të pasur një raport, kryetari i delegacionit të PE për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, thotë se edhe situata në vend po përmirësohet.
Në këtë mënyrë, Parlamenti Evropian do të miratojë një raport edhe për Shqipërine. Kukan thotë për "AS", se raporti duhet bërë përpara shpalljes se raport-progresit të Komisionit Evropian, në tetor.
"Unë, personalisht, mendoj që Parlamenti Evropian do ta miratojë një raport për Shqipërinë. Ka ende kohë për ta bërë këtë, por jo shumë kohë. Ai duhet të miratohet para pushimeve të verës të Parlamentit Evropian. Sepse, nëse nuk behet, në tetor do të jetë raporti i ri progresit i Komisionit Evropian. Prandaj, unë personalisht e mbështes këtë raport, por unë nuk mund të zëvendësoj raportuesin e Parlamentit Evropian", deklaroi Eduard Kukan, kryetar i delegacionit të PE-së për Evropën Juglindore.
I pyetur nëse grupet politike të Parlamentit Evropian e mbështesin raportin për Shqipërinë, Kukan jep gjithashtu përgjigje pozitive. "Unë jam i sigurt që të gjitha grupet politike të PE do ta mbështesin raportin dhe do të diskutojnë për zhvillimet në Shqipërinë. Sepse, e thënë shkurt, ne shohim që ka sinjale që tregojnë se situata po përmirësohet dhe të paktën, ka një dialog, Parlamenti po punon normalisht, çka nuk ka ndodhur më parë. Janë miratuar ndryshimet e Kodit Penal, është zgjedhur Avokati i Popullit. Pra, gjërat po lëvizin, ndoshta me ngadalësi, sepse keni humbur kohë. Dhe unë mendoj se do të ishte mirë për Shqipërinë që këto ndryshime të reflektohen në raport", u shpreh Kukan.
Këtë mbështetje e pohoi javën e kaluar edhe Zhozef Dol, kryetari i Grupit Politik të shumicës në Parlamentin Evropian. Nga burime të PE-se, mësohet se raporti për Shqipërinë pritet të paraqitet në Komisionin e Jashtëm, gjatë muajit maj. Për këtë qëllim, javën e adhshme do të ketë takime midis raportuesit të PE dhe ekspertëve të Departamentit të Zgjerimit të Komisionit Evropian, që mbulojnë Shqipërinë. /Start/
2012-03-08 08:26