Permbytjet liqeni si para 1 shekulli
Keshtu e kane percaktuar specialistet fryrjen gjate ketyre diteve te nivelit te liqenit cka parashikon rrezik te metejshem per banoret e zones se Nenshkodres. Ndersa vete ministri Basha u shpreh dje ne mbledhjen me Shtabin e Emergjencave se nderhyrjet ne liqen per momentin jane zero.
Siperfaqet e mbuluara nga uji ne zonen e Nenshkodres arrijne deri tani ne rreth 3 mije hektare ndersa numri i banesave te rrethuara nga uji ne rreth 200 te tilla ne te gjithe qarkun e Shkodres. Drejtuesit e njesive vendore po marrin masa per te hartuar listat e familjeve qe mendohet se rrezikohen nga rritja e nivelit te ujit gje e cila do te beje qe te nderhyhet per te evakuuar familjet e rrezikuara. Problematike paraqitet situata ne fshatin Darragjat ku
rreth 50 banesa jane te rrethuara nga uji por perderisa ai nuk ka arritur te depertoje ne shtepite e tyre banoret nuk kane shfaqur deshiren per tu evakuuar. Niveli i ujit aktualisht eshte rreth 0.5-1 m me i ulet se ai i fillimit te vitit. Mesditen e djeshme ne Shtabin e Emergjencave Civile te qarkut Shkoder ka mberritur ministri i Brendshem Lulzim Basha si dhe drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj. Basha ne cilesine edhe te kryetarit te Shtabit Nderministror per Emergjencat Civile u njoh me situaten e permbytjeve ne kete qark ndersa ka premtuar mbeshtetje maksimale te strukturave te shtetit per te perballuar edhe nje situate te tille. Ne fjalen e tij Basha ka pohuar se Situata nuk eshte kritike nuk ka vend per panik por njekohesisht nuk ka vend per relaks. Duhet te merren te gjitha masat qe te mos kemi situata te pakalueshme. Kjo situate e krijuar nga reshjet nuk eshte si ajo e fillimvitit eshte me e lehtesuar por qe nuk do te thote se nuk mund te precipitoje ne nje moment te dyte. Fryrja e liqenit te Shkodres si asnjehere me pare ka shkaktuar probleme per gjithe Shkodren por edhe per palen malazeze. Nderhyrjet nga ana jone ne kete situate ne liqen jane teorike ose zero. Sipas ministrit ne keto momente duhet te behet shume kujdes te qendrohet prane banoreve te behen evakuime aty ku paraqitet nevoja si dhe te behen nderhyrje ne vendet ku mund te krijohet nje situate qe mund te shkaktoje probleme. Ashtu si edhe ne fillim te ketij viti ketu i stacionuar do jete gjate gjithe kohes i gjithe Shtabi i Emergjencave me Policine e Shtetit Ushtrine dhe gjithe strukturat tjera u shpreh ministri Basha. Ai ka kerkuar dhe gatishmeri nga konviktet e shkollave ne rast evakuimesh masive. Sipas kryetarit te komunes Dajc situata eshte problematike pasi eshte mbuluar nga uji nje siperfaqe e madhe toke dhe 50 shtepi kane prani uji. E njejta gjendje vazhdon ne Obot ku 2 varka te ushtrise qendrojne 24 ore ne sherbim te qytetareve. Rritja e nivelit te ujit ne liqenin e Shkodres ka bere qe tashme uji te vershoje edhe ne banesat e zones periferike te Shkodres ne zonen e Livadheve. Ministri Basha ka urdheruar forcat policore qe te mbajne nen kontroll rendin dhe sigurine publike me qellim qe te mos krijohen kushtet per vjedhje banesash apo ngjarje te ndonje natyre tjeter.
Hidrocentralet
Vau i Dejes 72.6 metra
Prurje 941 m3/s
Shkarkime 1000m3/s
Fierza 287.43 metra
Prurje 950m3/s
Komani 170.9 metra
Prurje 737 m3/s
SHKODER/ RITVAN DIBRA