E Diel, 1 Nëntor 2026

Gejts: Bisedimet me talebanët, në fazën fillestare

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka thënë se Departamenti i Shtetit, në bashkëpunim edhe me shtete të tjera, kanë kryer bisedime fillestare me talebanët në Afganistan.

Gejts i ka thënë CNN se “këto kontakte janë tërësisht paraprake në këtë moment”.

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që të determinohet “kush i prezanton saktësisht talebanët” para se të nisin bisedimet me palën që pretendon se e përfaqësojnë liderin e talebanëve, Mullah Omar.

Më herët gjatë ditës, Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka thënë se SHBA-të janë në kontakt me talebanët që t`i jepet fund luftës 10 vjeçare në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›