Deficiti buxhetor në nivele të larta, duhet kujdes
02/12/2009 Banka e Shqipërisë
Deficiti buxhetor është thelluar, sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, por ende mbetet brenda objektivave të parashikuar. Prandaj, institucioni mbikëqyrës rekomandon kujdes nga qeveria me ecurinë e këtij treguesi. “Politika fiskale, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2009 ka treguar shenja të zbutjes së karakterit të saj ekspansionist. Të ardhurat kanë shënuar një rritje të lehtë krahasuar me muajt paraardhës, ndërkohë që vihet re një ulje e ritmit të kryerjes së shpenzimeve. Në terma vjetorë, gjatë nëntë muajve të parë të vitit, të ardhurat buxhetore kanë shënuar një rritje prej 6 për qind, kurse shpenzimet buxhetore prej rreth 22 për qind. Deficiti buxhetor mbetet në nivele krahasimisht të larta historike, por brenda limiteve të buxhetit të rishikuara së fundmi”, - thuhet në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë. Sipas ekspertëve, ky deficit reflekton nivelin e lartë të shpenzimeve kapitale publike gjatë vitit 2009. Shpenzimet publike dhe politika fiskale ekspansioniste kanë dhënë një kontribut të prekshëm në ruajtjen e aktivitetit ekonomik gjatë kësaj periudhe. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë gjykon se politika fiskale duhet të vijojë të jetë e kujdesshme ndaj këtyre balancave në të ardhmen, si dhe të faktorizojë qëndrueshmërinë afatgjatë fiskale në hartimin dhe zbatimin e planeve buxhetore.