Deficiti tregtar i SHBA-së arrin në 50 miliardë dollarë

Washington, 12 gusht – Deficiti tregtar i SHBA-së ka arritur në qershor nivelin më të lartë në 20 muajt e fundit, derisa importet kanë arritur vlerën më të lartë ndonjëherë.
Deficiti në qershor ishte 49.9 miliardë dollarë, megjithëse ishte parashikuar se do të ishte mbi 42 miliardë dollarë, për shkak të rënies së vlerës të naftës në tregjet botërore, transmetojnë mediet amerikane.
Sipas të dhënave të Ministrisë amerikane të Tregtisë, importet u rritën në qershor për 3 %, ndërsa eksportet ranë për 1.3 %.
Në rënie janë eksportet e prodhimeve bujqësore, kompjuterëve dhe pajisjeve telekomunikuese, që janë artikujt kryesorë të eksporteve të SHBA-së.