KEK-u dhe Inter Company bashkëfinancojnë trafostacionin në Dumosh

Prishtinë, 12 gusht – Në Prishtinëështë nënshkruar Marrëveshje në mes të Korporatës Energjetike të Kosoves sh.a. dhe kompanisë Inter Company Sh.p.k. për ndërtimin e një trafostacioni të ri në fshatin Dumosh të Podujevës.
Përfitimet nga ky trafostacion do të jenë të shumta për kompaninë në fjalë dhe për konsumatorët e rrethinës dhe KEK-un. Ky trafostacion do të furnizoj me energji elektrike 95 traforegjione dhe rreth 6,000 konsumatorë të rajonit të Lluzhanit, KK Podujevë.
I njëjti projekt do të siguroj furnizim kualitativ me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e kësaj zone dhe do të rezultoj me ulje të humbjeve teknike nga rrjeti në po të njëjtën zonë, që tani konsiderohet si rajon që shkakton humbje teknike të mëdha.
Me këte projekt do të bëhet shperndarja racionale e ngarkeses në unazën 35kV, duke krijuar siguri më të lartë furnizuese në anën e tensionit të lartë.
Ky projekt gjithashtu mundëson lirimin e kapaciteteve të Ujësjellësit rajonal Prishtina në Batllavë dhe Shajkoc dhe do të rris sigurinë e furnizimit me energji elektrike të këtyre objekteve, duke mundësuar siguri më të madhe të furnizimit me energji elektrike për objektet që furnizojnë me ujë të pijshëm 5 komuna.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe nga drejtori i Inter Company, Sylejman Konushefci.
Vlera e investimit është rreth një milion euro dhe realizimi i projektit do të përmbyllet brenda 7 muajve.