Dëfren deri në mëngjes, vret pronarin e lokalit për një celular
21/07/2010 Autori i dyshuar, në kërkim. U grindën për një telefon, autori doli dhe mori armën, më pas e qëlloi
DURRES- Ka dëfryer deri në mëngjes në një nga lokalet e plazhit të Durrësit dhe në të gdhirë pas një sherri banal ka qëlluar me armë pronarin e lokalit duke e lënë të vdekur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.20 në të zbardhur të ditës së martë në lokalin “Diaspora” në zonën Hekurudha të Plazhit të Durrësit.
Vrasja
Burime zyrtare policore thonë se nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur shtetasi Agim Seci i lindur në Markaj të Tropojës dhe rezident në Gjermani. Sherri ka nisur për shkaqe banale, ndërkohë që policia thotë se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi Shpëtim Mema banues në Shijak. Ky i fundit ka qenë në një tavolinë së bashku me tre-katër shokë të tij duke pirë për disa orë. Në çastet ku lokali është mbyllur dhe personeli po kryente pastrimin e dorëzimin e faturave së bashku me lekët ka ndodhur edhe krimi. Policia ka shkuar shumë shpejt në vendngjarje, por pa mundur të bëjë asgjë për të afruar ndihmë për të plagosurin Seci ngase ai ka vdekur pa mbërritur uniformat blu. Policia ka thënë se autori i krimit është larguar dhe po punohet për ta kapur, ndërkohë që efektiva të RENEA-s kanë ushtruar kontrolle në shtëpitë e vëllezërve Mema në Pjezë dhe në kompleksin e tyre, por pa mundur ta gjejnë. Ndërkohë policia ka vënë shpërblim rreth 500 mijë lekë për informatorin që tregon vendndodhjen e të dyshuarit.
Viktima
Krimi ka ndodhur rreth orës 3.20 në lokalin “Diaspora”, lokal që është marrë me qira nga shtetasi Agim Seci. Shtetasi 52-vjeçar i lindur në Tropojë ka emigruar për disa vite në Gjermani, ndërsa në 2-3 vitet e fundit ka mundur të marrë lokalin 3-katësh “Diaspora” në Plazhin e Durrësit me qira dhe të ndërtojë një shtëpi në Tiranë. Shtetasi Seci ka shërbyer në këtë lokal së bashku me gruan e djalin 27-vjeçar, të cilët në kohën e vrasjes së kryefamiljarit kanë qenë në pjesën e brendshme të banakut. Burime policore thonë se natën e krimit në lokal kanë qenë duke kënduar një grup këngëtarësh nga Kosova dhe nga Tropoja me muzikë live dhe se lokali ka qenë gjatë gjithë kohës plot me pushues. Seci ka qëndruar gjatë gjithë kohës në lokal për të menaxhuar aktivitetin, ndërkohë që tavolina ku ka qenë i ulur edhe i dyshuari për vrasjen e Secës, shtetasi Shpëtim Mema, ka konsumuar sasi të madhe pijesh alkoolike deri disa orë pas mesnate. Gjithnjë sipas konfirmimeve policore Mema dhe Seci janë grindur për shkak se klienti ka pohuar se i ka humbur në lokal celulari, ndërsa pronari i është përgjigjur duke i premtuar se do i blejë dy të tillë. Pikërisht kjo përgjigje, e cila është marrë si fyerje nga ana e klientit është bërë shkak për sherr. Grindja mes pronarit e klientit ka bërë që pushuesit të lënë lokalin një nga një dhe rreth orës 3.00 lokali të boshatiset i tëri. Në kohën që kamerierët po rakordonin për faturat dhe po lahej lokali, shtetasi Shpëtim Mema është futur në lokal me një armë shootgan në dorë. Pronari i lokalit i ka dalë përpara edhe pse një nga kamerieret i ka thënë pronarit të largohet nga dritarja e tualetit. Përballja mes palëve ka qenë fatale pasi 52-vjeçari është qëlluar me armë disa herë në bark. Viktima është mbuluar në gjak, ndërkohë që dëshmitarë të ngjarjes thuhet se ka qenë bashkëshortja e Secit dhe i biri i tij. Tropojani ka një apartament banimi në Tiranë, ndërsa një djalë i tij jeton në Amerikë dhe një vajzë banon në Tropojë.