E Shtunë, 31 Tetor 2026

GJK ankohet për paratë e shkurtuara. PS: Po goditet Kushtetuesja

Shkurtimi i buxhetit me 22% të gjykatës kushtetuese ia bën të pamundur funksionimin këtij institucioni. Me këtë ankesë përfaqësuesit e gjykatës i janë drejtuar Komisionit të Ligjeve duke pretenduar madje që me paratë e mbetura rrezikojne të mos paguajnë as energjinë elektrike.

“Nëse ne nuk paguajmë këto detyrime që kemi varet nga KESH nëse do na i presë energjinë apo jo” tha Kujtim Osmani, sekretatar i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo deklaratë e sekretarit të përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese ka bërë që opozita ta konsiderojë reduktimin e fondeve si sulm politik ndaj këtij institucioni.

“Në qoftë se ka një institucion të rëndësishëm që ka siguresat e funksionimit të ligjit dhe Kushtetutës në republikën e Shqipërisë është Gjykata Kushtetuese, ku përplasen valët edhe majtas edhe djathtas. A mund të më jepni një shpjegim zonja drejtoreshë e thesarit, cdo të thotë t’i shkurtosh një institucioni 20 e ca përqind personel dhe 20 e ca përqind buxhet? Po godisni autoritetin e Gjykatës Kushtetuese” thotë deputeti socialist Pandeli Majko.

“Përpara se sa me vajin e kandilit që na kërkove ti të ndez dritat e alarmit të shqiptarëve, për krizën që po kërkoni të përjetoni tek institucionet kushtetuese të vendit, kam nevoj të dëgjoj reagimin e përfaqësuesit të këtij institucioni Kushtetues: Mos po ju projektojnë gjë krizën këta juve? Duhet të ngrihemi në këmbë të gjithë që t’ju urojmë?” u shpreh deputeti demokrat, Ilir Rusmajli.

Por për maxhorancën, ankesat e Kushtetueses i ka lidhur me pagat e 11 shoferëve te saj. Pas miratimit të ligjit për heqjen e makinave të deputeteve dhe zyrtarëve të lartë, ata u pushuan nga puna për t’u rikthyer më pas pas shfuqizimit të ligjit nga kjo gjykatë. Prej 4 muajsh shoferët janë në punë por nuk paguhen pasi nuk ka ffonde. Më herët ne komision raportuan dhe ministria e drejtësisë dhe prokuroria e përgjithsme të cilat kanë rënë dakord me reduktimin e buxhetit për ta.

Elona Gjylmi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›