E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB: Tërhiqni pasaportat biometrike

Ministria e Brendshme njoftoi prodhimin e mbi 800 mije pasaportave biometrike, ndersa fton qytetarete qe kane aplikuar te tërheqin dokumentat e prodhuar. Zv/ministri i Brendshem, Ferdinand Poni, ne nje deklarate per shtyp, njoftoi se ne kete periudhe jane shtuar ndjeshem aplikimet.

“Ne jemi me mbi 800 mijë pasaporta të aplikuara dhe agti 800 mijë të prodhuar. Numri total i pasaportave të prodhuara dhe që janë disponibël në zyrat e gjendjes civile është 733 mijë pasaporta. Nga këto, të tërhequra nga qytetarët janë 638 mijë pasaporta. Një numër i madh pasaportash është i patërhequr. Teorikisht e vështirëson pak punën në komisariatet e policisë apo drejtoritë e policisë ku shpërndahen ato” tha Poni.

Pasaportat biometrike jane nje nder kushtet e BE, per procesiin e liberalizmit te vizave, pasi vetem shtetasit e pajisur me kete dokument do te mund te lëvizin pa viza drejt vendeve te zones shengen.

Denada Shkodrani
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›