E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëftesa e nxënësit të shkollës tekno-politike shqiptare. Viti 2010

Diptik/Dëftesa e nxënësit politik Edi Kristaq Rama

Lënda Histori/Edvin Kristaq Rama ka qenë një dashnor inkoherent i lëndës së historisë. Mbahet mend studimi i tij “Refleksione”, ku Edi Rama u përpoq të bindtte opinionin se kishte qenë i vendosur në fillim të 1991-t të merrte pjesë në rrëzimin e diktaturës, bile edhe të bashkëpunonte me pjesën më radikale që kërkonte ndryshim, por s’kishte mundur të bënte sa duhej, sepse pjesa që u printe demonstratave s’e kishte mirëpritur. Në faqen 180 të “Refleksioneve” në bashkëpunim me djalin e Bilbil Klosit, Ardian-in, në paragrafin e tretë të këtij libri, kësaj radhe vetë Edi Rama shkruan: “Duhet pranuar më në fund, hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile {...} Prandaj nuk sjell ndonjë fryt të madh pajtimi midis Partisë Demokratike me atë Socialiste ose Ekologjike, por në radhë të parë pajtimi midis ish-palëve pjesëmarrëse në Luftën Civile (dhe trashëgimive të tyre), shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë. Historia e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi politik i çdo lëvizje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë e nisur kundër okupatorit, degjeneroi në lufte civile… Prandaj nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur probleme kardinale si Lufta Civile…..”

Gjithashtu në faqen 182, Edi Rama godet poshtë brezit pa asnjë hezitim Partinë Socialiste, në origjinën dhe historinë e saj, paçka se sot ai është kryetar i saj. Cfarë inkoherence intelektuale! Nejse, Ai shkruan: “Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare … Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund të ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”.

Mirëpo në këtë shkrim krye-socialisti i sotëm Edi Rama denoncon faktin sesi kryeministri i sotëm dhe presidenti i atëhershëm Sali Berisha nuk e nxjerr jashtë ligjit Partinë Socialiste. Me zell të paparë, Ai i kërkon Berishës që të detyrojë Partinë Socialiste të mohojë origjinën dhe historinë e vet, të mohojë kështu Luftën Antifashiste Nacional çlirimtare, luftën që i dha Shqipërisë fitoren ndaj fashizmit, dhe lirinë e shumëpritur. Për ironi të fatit, Edi Rama sot është në krye të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe çdo 16 shtator shkon dhe bën apoteozën e diktatorit Hoxha në Pezë. Kësaj çfarë i thua tjetër përveçse amoralitet historik.

Ky deficitar morali, bashkë me një politikë shtinjake dhe manipulimi të debatit publik kërkon dhe po mban në krahun e djathtë të tij, ish-ministra sigurimi, si Gramoz Ruçi. Po ashtu çdo 5 Maj, Edi Rama shkon në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të vendosë atje kurorën e tradhtisë ndaj dëshmorëve dhe gjakut të tyre. Edi Rama nuk është socialist, por një ilegal i qortueshëm sepse mbetet një ekstremist politik.

Për ne, si 55, na duket sikur Edvin Rama ka qenë esëll pikërisht kur shkruante më 1992. Ne mos për tjetër ishte më spontan, me më pak ambicie politike. Kurse, sot natyrisht gjithçka tingëllon politikisht jokorrekte dhe ekstremisht inkoherente; për rrjedhojë po shfaqet për një njeri serioz një politikan aspak i besueshëm dhe krejt i paaftë për të pasur ide a vizion. Gjithsesi, staticienët tregojnë se është e pamundur të evoluojnë bindjet e një njeriu në këtë farë feje.

Lënda Gjeografi/Ai tregon kuriozitet të madhe veçanërisht për Fshatin Pezë, Parisin me lumin e tij Sena dhe plazhet nudiste të Normandisë, Dubain, Burxh Al Arabin (zonë që shquhet për turizëm seksual, me Bangkokun si kryqendër), dhe për shumë vende të tjera, që mësuesi nuk qe në gjendje t’i deshifronte shënimet e adoleshentit Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›