Vizat për Britani edhe në Prishtinë
PRISHTINE-Qytetarët e Kosovës nga 12 prilli do të mund të aplikojnë për viza britanike në ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë.
“Hapja e qendrës për viza demonstron përkushtimin e Britanisë së Madhe për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në komunikatën e ambasadës britanike.
Formularët do të mund të plotësohen online, ndërsa termini për takim do të caktohet në ambasadën britanike në Prishtinë.
Dokumentet e aplikuesve sërish do të dërgohen në Shkup, por qytetarët e Kosovës mund t’i marrin vizat vetëm në Prishtinë.
(d.b/BalkanWeb)