E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dega e PDK-së me tre nënkryetar

Kryesia e degës së PDK-së, në Vushtrri nën udhëheqjen e kryetarit Kurtan Kajtazi ka mbajtur mbledhjen e parë të saj në përbërjen e re dhe i ka dhënë mbështetje kryetarit të Komunës Bajram Mulaku dhe ekzekutivit në realizimin e projekteve në interes për qytetarët.

Dega e PDK-së beson në pafajësinë e kryetarit dhe zyrtarëve tjerë komunal gjatë realizimit të projektit investiv të kubizmit të rrugës që mban emrin e dëshmorit “Avni Klinaku”.

Dega e PDK-së u beson organeve të drejtësisë në Kosovë dhe pret që për aktakuzën e ngritur të merr vendimin meritor dhe lirues për Kryetarin Mulaku dhe të tjerët.

Kryesia e degës në këtë mbledhje ka marr vendim për fillimin e procesit zgjedhor në Rininë Demokratike si dhe Forumin e Gruas Demokratike me të cilat aktivitete përmbyll procesin e saj zgjedhor.

Gjithashtu kryesia e degës nga përbërja e saj ka zgjedhur tre nënkryetarët e kryesisë Naim Hysenin, Xhevahire Izmakun dhe Ferit Idrizin.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›