E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen tre menaxherë të KOSINVEST-it për korrupsion

Bazuar në urdhëresën e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës, dje ka arrestuar tre persona me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas policisë, arrestimi i këtyre personave është kryer për shkak të dyshimit të bazuar se në periudhën kohore 2010-2012 kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare si menaxher të institucionit mikro-financiar KOSINVEST, me seli në Prishtinë, që ka rezultuar me dëm financiar për debitorët dhe kreditorët, që fillimisht vlerësohet në shumë prej 248,000 (dyqind e dyzet e tetë mijë) euro. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës.

Personat e arrestuar janë: A. B. i lindur me 1968, K. A. i lindur me 1973, A. M. i lindur me 1983./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›