E Diel, 1 Nëntor 2026

“Serbia nën kthetrat e mafias shqiptare”

Mediat serbe kanë ngritur një shqetësim tjetër në lidhje me shqiptarët. Me titull “Serbia në kthetrat e mafias shqiptare”, gazeta serbe “Kurier” shkruan se 90 për qind të drogës së shtetin fqinj hynë nga organizata shqiptare.

“Nga klani i Zemunit, dikur tepër i fuqishëm dhe nga grupet e Dejan Stojanoviç Keke, tashmë në arrati, kanë mbetur aktive vetëm pak klane dhe fjalën kryesore në botën serbe të krimit e thotë mafia shqiptare. Thuajse 90 për qind e drogës që hyn në Serbi kontrollohet nga kriminelët shqiptarë, ndërkohë që ka rol të dorës së parë edhe në Evropën Perëndimore si dhe në Shtetet e bashkuara të Amerikës.”, transmeton 

Mafia shqiptare, shkruan gazeta, e furnizon Serbinë me lëndë narkotike përmes Kosovës.

“Fjalën kryesore e thotë mafia shqiptare, e cila e furnizon Serbinë përmes Kosovës me heroinë e marijuanë. Mafia malazeze ka arritur të lidhet më së miri me kartelet e Amerikës së Jugut, dhe gjithashtu edhe ajo shet kokainë në tregun serb”, thotë ish-kreu i policisë serbe.

Megjithatë ata kanë nisur të humbasin terren përballë mafies së plotfuqishme ruse.” 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›