E Shtunë, 31 Tetor 2026

Degen huazohet në Stuttgart

Klubi nga Bundesliga, Stuttgart ka konfirmuar ardhjen e mbrojtësit të djathtë të Liverpoolit, Philipp Degen në formë huazimi për sezonin e ri.

Reprezentuesi zviceran kaloi në Anfield si transfer i lirë më 2008 nga Borussia Dortmundi.

Ai bëri vetëm shtatë paraqitje në Premierligë në dy sezone për Liverpoolin dhe kalimi në Stuttgart do ta bashkojë atë me trajnerin Christian Gross me të cilin kishin punuar së bashku në Basel.

“Për mua kjo lëvizje më sjell mundësi të rikthehem në formën time më të mirë”, tha Degen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›