Block autodidakt

Hapi i parë i regjisorit amerikan, Doug Block, nuk është ashtu siç mund të gjykojmë ne për një regjisor të njohur, ai nuk ka kryer shkollë filmi, edhe pse është asistent i shumë filmave të njohur në Amerikë dhe regjisor i katër filmave të cilët kanë arritur suksese në SHBA dhe vende të tjera.
Ta rrisësh bijën me kamerë
“Nuk kam kryer shkollë filmi, mirëpo gjithmonë e kam ditur që dua të bëj film. Në fillim kam punuar për të tjerët, kam qenë asistent i ndonjë regjisori, mirëpo kjo nuk ka zgjatur shumë. Që nga 1980-ta kam filluar të punoj me kamerë, nuk jam shkolluar për kamerë por vetëm e kam praktikuar”, thotë regjisori Doug Block.
Sipas Block, është dashur të gënjejë se punonte shumë mirë me kamerë, për t’u punësuar. Dhe këtë e ka bërë. Ndërsa është dashur të punojë shumë më shumë, që gënjeshtrën ta pastrojë.
“Këtë formë praktike e kam filluar duke parë çdo natë filma të regjisorëve të ndryshëm. Pastaj e kam praktikuar edhe vetë, me dokumentarët e parë, dhe kështu jam mësuar, këtë e konsideroj shkollën time. Për të qenë filmbërës i mirë nuk mendoj se duhet të shkollohesh, mjafton ta duash dhe të punosh shumë, gjithçka mund ta mësosh vetë”.
Duke u bazuar në gjithë krijimtarinë e Block, ne bindemi se pasioni i tij është dokumentari, ajo është puna që ai e bën më së miri dhe që e do më shumë se çdo gjë tjetër. Mirëpo për të ardhur deri tek krijimi i një dokumentari, pa dyshim që është ndikuar në fillim nga diçka tjetër.
“Jam rritur me formën e filmave të cilët janë punuar në Hollywood. Edhe vetë kam filluar t’i praktikoj ngjarjet që kanë qenë aktuale, mirëpo me kalimin e kohës, më shumë jam provokuar me dokumentar, ka më shumë mundësi në dokumentar të jesh më kreativ, besoj”, shprehet Block
Sipas tij, në fillim, si shumë regjisorë të njohur, është preokupuar më shumë me tema nga ngjarjet aktuale, derisa me kalimin e kohës ka ndërruar gjithçka dhe ajo që e preokuponte Block-un ishte familja e tij.
“Dikur kisha në fokus tema të ndryshme. E mandej, me kalimin e kohës, më shumë jam marrë me tema duke i marrë nga familja ime”.
Filmi i dytë që Block e ka bërë ka për temë pikërisht familjen e tij.
“Filmi i tretë i imi është “51 birch street”. Asnjëherë nuk kam menduar që këtë ta bëj në lidhje me familjen, por prapë ka dalë me temë të marrë nga familja. Si gjithë regjisorët, gjithmonë jam mësuar ta fus familjen në kamerë. Vajza ime është lindur kur janë invertuar kamerat dhe unë isha ai që e xhiroja. Duke u rritur vajza, unë e kam përcjellë nëpër ndërrimet e saj me anë të kamerës, e kam intervistuar vajzën e edhe ajo e ka bërë me mua. Në fillim nuk e dija si ta bëja, mirëpo në momentin kur ajo përgatitej për studime, mësova dhe i thashë vetës: ‘Oh, tani e di se çfarë dua të bëj me të’. Mirëpo, për çdo përrallë duhet një fund dhe fundi ka qenë shkuarja e saj në universitet, aty është fundi”, rrëfen Block.
Në filmin “Rruga Birch nr. 51”, regjisori Doug Block e hulumtoi martesën e prindërve të tij dhe marrëdhënien e tij me babanë. Tani, ai kthehet në drejtimin tjetër, duke na ofruar një film prekës për relacionin e tij me fëmijën e vetëm, vajzën e tij, Lucy. Block e kishte filmuar vajzën që nga dita kur ishte lindur, e derisa do të shkonte në kolegj. Duke lëvizur lehtë në mes të së kaluarës dhe të tashmes, si dhe të ardhmes që afrohet shpejt, Block e ka krijuar një portret përplot me dashuri të një vajze që bëhet grua. Ai gjithashtu na ka ofruar një pamje të sinqertë të prindësisë dhe të asaj çfarë do të thotë të ndahesh nga fëmija. Këtë herë tranzicioni ndodh me një numër vështirësish.
Në Dokufest – anëtar jurie
“The kids grow up”, filmi i shfaqur në Festivalin e Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “Dokufest”, është filmi i katër i regjisorit Block.
Ndërsa është producent i dhjetë dokumentarëve, e në shumë filma të tjerë ka bashkëpunuar si asistent regjie.
Suksesin më të madh regjisori e konsideron ardhjen në jetë të vajzës së tij të vetme, ndërsa në anën profesionale ai flet për një sukses tjetër.
“Ndoshta si sukses kisha përvojën me filmin “51 birch street”, i cili është vlerësuar shumë në gazetën “New York Times”, gazetë që e përcjell krijimtarinë e secilit regjisor dhe çdo filmit të ri që shfaqet. Për filmin tim është folur gjatë e gjatë dhe e kanë konsideruar në dhjetë filmat më të mirë në botë”, u shpreh regjisori Block.
Dokumentari “The kids grow up” ende nuk është shfaqur në USA, do të dalë nëpër kinema në tetor të këtij viti.
Ndërsa nga “Dokufesti” filmi do të udhëtojë edhe në dhjetë vende tjera të botës.
Block, konsideron me vlerë për Prizrenin dhe Kosovën festivalin “Dokufest”.
“Në “Dokufest” kam ardhur i ftuar si anëtar jurie për Garën e Filmit Dokumentar Ballkanik, mirëpo këtu është shfaqur edhe filmi im “The kids grow up”, por normalisht jo në konkurrencë, ngaqë jam njëri nga anëtarët e jurisë. Ndërsa, ndihem shumë mirë në Prizren dhe në “Dokufest”, ka shumë gjëra të bukura në këtë vend, e për festivalin mund të them që ka sjellë filma shumë të mirë në këtë edicion”, na thotë ai në fund.