E Diel, 1 Nëntor 2026

Deger tani shpreson në zbatimin e marrëveshjes

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Deger, ka shfaqur shpresën se zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka arritur të bindë serbët e Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Tani presim që të ketë përparim drejt planit të zbatimit të marrëveshjees, në mënyrë që së shpejti të shohim edhe fillimin e zbatimit të saj”, ka thënë Deger, raportojnë mediat serbe.

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që Vuçiq ka qenë në Kosovë dhe “ka bërë të qartë esencën e marrëveshjes”.

Serbët e veriut kanë kundërshtuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo do t’i vinte ata nën autoritetetin e Prishtinës zyrtare./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›