Qëndresa e Prekazit, forcë shtytëse për çlirimin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë për shënimin e 32 vjetorit të rënies së atdhetarëve Tahir dhe Nebih Meha në Betejën e Prekazit të Epërm. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi theksoi se kryengritja e vitit 1981 dhe qëndresa e Prekazit, u bënë forcë shtytëse e zhvillimeve në procesin e çlirimit të Kosovës.
Tahiri i është kundërvënë me forcë sistemit pushtues jugosllav më 13 maj 1981, ku edhe vritet nga forcat policore./Indeksonline/